Kronikë

Vrasja e rojës Renato Hoxha në Vlorë, arrestohet një prej autorëve! Ekzekutori rumun u largua nga Shqipëria (VIDEO)

1 Gusht, 14:50| Përditesimi: 1 Gusht, 17:15

  • Share

VLORË- Tre muaj pas vrasjes së rojës Renato Hoxhaj në qytetin bregdetar të Vlorës, Policia ka arritur të identifikojë dy autorët, njëri prej tyre tashmë i arrestuar. 42-vjeçari Kleanth Bylyku allias Armando Gega, po udhëtonte me një mjet tip Audi të bardhë kur Forcat Operacionale ndërhynë për ta vënë në pranga. Me makina civile rrethuan mjetin e tij, e nxjerrin nga makina, e shtrijnë në tokë dhe më pas i vendosin prangat, siç shihet edhe në pamje.

Bylyku nuk është një emër i panjohur për blutë e Vlorës pasi rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Gjykata e Vlorës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, i dyshuar per veprën penale “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili bëjnë me dije se Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e vrasjes. Bëhet fjalë për një shtetas rumun, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit. Pas vrasjes, ai ka arritur të largohet nga Shqipëria.

Bylyku ka pasur rolin e ndihmësit në vrasje, ndërsa qitësi ka qenë rumuni. Të njëjtat burime i thanë Report Tv se për të vënë në jetë planin e ekzekutimit të Hoxhajt më 27 prill, autorët kanë përdorur 3 automjete.

"Në vijim të hetimeve, bazuar mbi provat e siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 30.07.2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K. B., alias A. G., 42 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç", njoftoi Policia e Vlorës. 

1754052670_aksionivlore.jpg

Momenti i arrestimit të Kleanth Bylykut

Për vrasjen e Hoxhajt, më datë 30 prill u arrestua edhe Eris Mehmetaj, i akuzuar si bashkëpunëtor. Mehmetaj dyshohet se ka siguruar automjetin me të cilin autori ka lëvizur në Vlorë ditën e ngjarjes. Po kështu ai ka ndërruar targat për të shmangur identifikimin nga policia. Ai ishte mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi, ndërsa në rrjetet sociale shfaqte jetën luksoze në Dubai.

Foto nga jeta luksoze e Eris Mehmetajt në Dubai

Grupi hetimor dyshon se ekzekutimi i 58-vjeçarit u porosit nga Dubai, ku strehohen grupet kriminale. Ka dyshime se viktima mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar. Më herët Report Tv ka siguruar edhe videon e autorit teksa largohet nga vendi i ngjarjes pas vrasjes. Me maskë dhe kapele, ai i zë pritë Hoxhajt sapo del nga banesa dhe e qëllon me 4 plumba pistolete. Vrasësi, i dyshuar me pagesë, arriti të humbasë gjurmët duke u larguar në shtegun me bimësi, drejt kodrës “Kuzum Baba”.

1754055024_vrasesiirenatohoxhaj.jpg

Autori i dyshuar largohet pas vrasjes i maskuar

 

Ora 15:01
VIDEO/ ‘Asnjë lëvizje’, momenti kur Forcat Operacionale rrethojnë mjetin e autorit të vrasjes së Hoxhajt në Vlorë! E shtrijnë në tokë dhe i vënë prangat

Kleanth Bylyku po qarkullonte me këtë mjet të bardh tip Audi në momentin që Forcat Operacionale ndërhyjnë për ta vënë në pranga, si autorin e dyshuar të vrasjes së rojës Renato Hoxhaj. Me makina civile ato rrethojnë mjetin e tij dhe i kërkojnë të mos bëjë asnjë lëvizje. Më pas, e nxjerrin nga makina, e shtrijnë në tokë dhe i vendosin prangat.

SI.E./A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 01/08/2025 21:48

    Armando arrixhiu ne burg te kalbesh

    Përgjigju
  • Labi: 01/08/2025 21:47

    Te te vrasi dhe Armando arixhiu esht njesoj sikur te të vrasi garidha!!

    Përgjigju
  • Jon: 01/08/2025 18:01

    Me cilen bande eshte ky.me camet apo me labet

    Përgjigju
    • tiku: 01/08/2025 21:03

      nuk ka lidhje ky as me as nje eshte djale ne pune te tije

  • Tiku: 01/08/2025 16:09

    Ne kte mes behari ku turizmi eshte ne kulm policia e rames ben cirk ne qytet duke kap qytetaret e thjeshte qe mezi ushqehen se kriminelat nuk rin rugve por neper resorte e keshtjella kerkojm turizem ne ne vlore bravo blendi cuci kompania me shok

    Përgjigju
  • bujari: 01/08/2025 15:49

    Nuk eshte keshtu si i trasmentojne mediat dhe gazetat eshte baba i dy femijve nuk meret me te tilla gjera.turp per policine qe ben kto show rrugve me kamer ne koke dhe kapen "kriminelin" turpe tu vije.ai ka vajt vete se e kane thirre kta shiko cfare bejn.

    Përgjigju
    • Leka: 01/08/2025 19:31

      O Bujar edhe ai qe u vra hallexhi dukej por ju be atentat nga vrases me pagese.Sikur duket lakuriq nga mesi e lart kur arestohet, ashtu do dorezohej?? Nuk eshte justifikim se ka dy femije, ka ndonje justifikim tjeter?

    • Turi: 01/08/2025 16:47

      Ju vjen keq per arte rq qe vret me pagese ? Ne pr te shkoje ai dhe ata qe i dalin krahe , nese eshte i pafjshem nuk do ta mbaj brenda njeri ose ne rast kundert ne pr te shkoje

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?