Renato Hoxhaj dhe momenti i arrestimit të 42-vjeçarit

Kronikë

Vrasja e rojës Renato Hoxha në Vlorë, Gjykata lë në burg 42-vjeçarin Kleanth Bylyku

3 Gusht, 13:00| Përditesimi: 3 Gusht, 13:12

  • Share

VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë në burg autorin e dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhaj më 27 prill. Seanca për Kleanth Bylyku allias Armando Gega u mbajt një ditë më parë (2 gusht).

42-vjeçari ra në prangat e policisë më 1 gusht, teksa po udhëtonte me një mjet tip Audi të bardhë. Bylyku nuk është një emër i panjohur për blutë e Vlorës pasi rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e vrasjes. Bëhet fjalë për një shtetas rumun, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit. Pas vrasjes, ai ka arritur të largohet nga Shqipëria. Bylyku ka pasur rolin e ndihmësit në vrasje, ndërsa qitësi ka qenë rumuni.

Për vrasjen e Hoxhajt, më datë 30 prill u arrestua edhe Eris Mehmetaj, i akuzuar si bashkëpunëtor. Mehmetaj dyshohet se ka siguruar automjetin me të cilin autori ka lëvizur në Vlorë ditën e ngjarjes.  Ai ishte mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi, ndërsa në rrjetet sociale shfaqte jetën luksoze në Dubai.

Grupi hetimor dyshon se ekzekutimi i 58-vjeçarit u porosit nga Dubai, ku strehohen grupet kriminale. Ka dyshime se viktima mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.

Më herët Report Tv ka siguruar edhe videon e autorit teksa largohet nga vendi i ngjarjes pas vrasjes. Me maskë dhe kapele, ai i zë pritë Hoxhajt sapo del nga banesa dhe e qëllon me 4 plumba pistolete. Vrasësi, i dyshuar me pagesë, arriti të humbasë gjurmët duke u larguar në shtegun me bimësi, drejt kodrës “Kuzum Baba”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?