Kronikë

Vrasja e Ruzhdi Hoxhës, policia: Arrestohet edhe vëllai i autorit, bashkëpunoi në krim! Në pranga dhe 2 të tjerë, ruanin parcelën e drogës së Rrushit në Dajt

7 Nëntor 2021, 13:12
  • Share

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës, ku në pranga përveç autorit Fredi Rrushi, ka vënë edhe vëllanë e tij Pajtim Rrushi 42 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojne zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“,  i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Sipas policisë Fredi Rrushi, është autor i rrëmbimit dhe i vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha. Shtetasi Fredi Rrushi  është arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të  narkotikëve.

Si rezultat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës, në Qafë Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavorr e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet dhe si porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj, me datë 31.10.2021, ku u vunë në pranga shtetasit A. D dhe G. K.

Fredi Rrushi akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”.

Nga ekspertiza paraprake rezulton se shtetasi Ruzhdi Hoxha është vrarë me armë zjarri.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Ruzhdi Hoxhës në Qafë Mollë, biznesmeni u dhunua dhe me pas u ekzekutua me 2 plumba nga shoku i tij! Në pranga edhe vëllai i autorit, bashkëpunoi në krim


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?