TIRANË-Biznesmeni Ruzhdi Hoxha pasi është rrëmbyer është dhunuar fizikisht dhe më pas është ekzekutuar me dy plumba në Qafë Mollë në Dajt, ku trupi iu hodh në një humnerë dhe më pas u mbuluar me gurë e gjethe për të mos u gjetur. Autori i gjithë kësaj ngjarje dyshohet se është shoku i tij, Fredi Rrushi, i arrestuar nga policia, dhe i kërkuar nga Interpol Roma për trafik drogë në Itali. Në pranga përfundoi edhe vëllai i autorit, Pajtim Rrushi, 42 vjeç, pasi ishte bashkëpunëtor në krim. 42-vjeçari për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“,, ndërsa ndaj autorit të rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxhës, Fredi Rrushi ndihen akuzat e “Vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”.
Dy plumbat që i kanë marrë jetën Ruzhid Hoxhës e kanë kapur në zonën e qafës dhe në pjesën e gjoksit. Pas vrasjes atij i është hequr xhupi, i cili kishte shenjën e plumbit dhe pasi është grisur, është hedhur në rrugë.
Ndërsa trupi i 43-vjeçarit u hodh poshtë në rrëpirën e maleve të Qafë Mollës. Vetëm Fredi Rrushi para se të gjendej trupi i pajetë ka mohuar të ketë dijeni se ku ndodhet Ruzhdi Hoxha, edhe pse ishte personi i fundit që e ka parë, ndërsa u arrestua pasi kërkohej nga autoritetet italiane. Sot pritet që ai të rimerret sërish në pyetje si autor i vrasjes së shokut të tij dhe t’i komunikohet akuza ‘vrasje me paramendim’.
Biznesmeni i inerteve Ruzhdi Hoxha, 43-vjeçari, baba i dy fëmijëve ishte shpallur i zhdukur dy javë më parë. Policia nisi hetimet pas denoncimit të familjarëve, ndërsa Fredi Rrushi, autori i dyshuar, ishte personi i fundit që kishte komunikuar me biznesmenin. Pasi kishin konsumuar në kafe së bashku, Rrushi tha se e kishte dërguar Ruzhdi Hoxhën deri në Fushë Mëzez dhe pasi e ka lënë atje, nuk kishte pasur më asnjë kontakt me të. Por kjo nuk korrespondonte me provat e policisë. Nga kamerat e sigurisë policia u vu në ndjekej të makinës së Fredi Rrushit ku vuri re se ai i ishte drejtuar Dajtit. Fredi Rrushi kishte hedhur telefonin e Hoxhës në rrugë, që u gjet pak ditë më parë nga policia pranë “Shkollës së Bashkuar”. Pas hetimeve të itinerarit në Dajt të ndjekur nga Rrushi, policia gjeti po ashtu një xhup të gjakosur dhe me shenjë plumbi ku rezultoi të ishte i biznesmenit. Kjo ka bërë që policia të nis kërkimin me qen, ku trupi i pajetë u zbulua poshtë një humnere dhe nxjerra e tij, për shkak të terrenit të vështirë është dashur me orë të tëra nga forcat RENEA.
Zyrtarisht sipas policisë Fredi Rrushi, dy ditë pas denoncimit nga familja Hoxha, më 26 tetor 2021 u arrestua si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve. Sot ai është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Dyshimet e para ndaj tij u ngritën kur policia zbuloi një parcelë kanabis në zonën e Dajtit. Aty u kap edhe një roje i cili në dëshminë tij tha se Fredi Rrushi e kishte punësuar të ruante drogën. Pas zbulimit të parcelës me drogë fshatin Ballenj, me datë 31.10.2021, ku u vunë në pranga A. D dhe G. K., roje të parcelës së Fredi Rushit.
Aktualisht pistat e hetimit të vrasjes janë që nga borxhet që kishte biznesmeni Ruzhdi Hoxha deri te ajo e konflikteve për parcelat e kanabisit dhe pazaret e drogës.
Foto nga zona ku u gjet trupi i biznesmenit ( Ekspertët e kriminalistikës)
Fredi Rrushi,autori i dyshuar
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës, ku në pranga përveç autorit Fredi Rrushi, ka vënë edhe vëllanë e tij Pajtim Rrushi 42 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojne zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.
Sipas policisë Fredi Rrushi, është autor i rrëmbimit dhe i vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha. Shtetasi Fredi Rrushi është arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.
Si rezultat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës, në Qafë Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavorr e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha.
Gjithashtu, ky shtetas dyshohet dhe si porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj, me datë 31.10.2021, ku u vunë në pranga shtetasit A. D dhe G. K.
Fredi Rrushi akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”.
Nga ekspertiza paraprake rezulton se shtetasi Ruzhdi Hoxha është vrarë me armë zjarri.
Nuk te vret njeri kot sot
PërgjigjuShume vrasje qe behen nga miq e shoke te viktimes. Mos e kemi te gabuar kte konceptimin e fjales mik e shok? Se miku e shoku nuk te vrasin, por vriten per te te mbrojtur… Te bukur shok qe paska patur i ndjeri!
PërgjigjuJane te gjitha pasojat e 50 vjet realizem socialist.Ne ate epoke te ndritur kishte nje shprehje te urte popullore "Shoku shokut kollodokun..."dmth ska ndryshuar shume termi nga kollodok ne plumb.