Vrasja e Tauland Beqirajt në Vlorë/ I qetë, me maskë anti-COVID, lihet në burg bashkëpunëtori i autorëve! I ndihmoi të largoheshin nga vendngjarja (VIDEO)

6 Mars 2021, 11:21| Përditesimi: 6 Mars 2021, 16:12

  • Share

VLORË- I qetë, me maskë anti-COVID, ka dalë ditën e sotme përpara trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë, Hans Andi Jonusi. Gjyqtari i çështjes, Albert Spiro ka pranuar kërkesën e Prokurorit, Kledjan Llaho duke e lënë në “arrest në burg”. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Tauland Beqirajt në Vlorë 3 ditë më parë. Nga sa raportohet, ai ka pasur rolin e shoferit që ndihmoi 2 autorët e dyshuar, Skerdjan Gabrani e Elton Hajnaj të largoheshin. 

Policia është në kërkim të dy autorëve të tjerë, Skerdjan Gabrani dhe Elton Hajnaj, të cilët nuk janë lokalizuar akoma nga blutë e Vlorës. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar më shumë se 12 persona, kryesisht të ndodhur në vendin e ngjarjes, ndërsa janë marrë në pyetje dhe janë liruar sërish. Hans Jonuzi, që njihet dhe me emrin Andi Jonuzi ka një lokal në qytetin bregdetar.

Si ndodhi ngjarja? Nga sa është raportuar, shkak ka qenë një borxh i pakthyer nga viktima. Ditën e vrasjes, Tauland Beqiraj fillimisht ka debatuar me autorët në një lokal, pasi njëri prej tyre i ka kërkuar borxhin. Si përgjigje Beqiraj u ka thënë se lekët s’ka për t’ua dhënë, madje ka kaluar në sharje dhe kërcënime duke u treguar armën që kishte në brez. Pas kësaj, Beqiraj është larguar me një makinë me xhama te zinj dhe ka shkuar në rrugën transballaknike i shoqëruar nga dy persona. Pasi ka ecur rreth 10 metra në këmbë, Beqiraj i është afruar automjeti tip Ford me tre autorët brenda, ku nga pamjet e sekuestruara nga policia duken dy persona që zbresin nga Fordi dhe një prej tyre e qëllon me kallashnikov por ende nuk është identifikuar se kush prej tyre ka qëlluar. Pas breshërisë se kallashnikovit janë dëgjuar edhe të shtëna me pistoletë dhe grupi hetimor ka dyshime se shokët e Beqirajt janë kundërpërgjigjur me duke qëlluar 3 herë në drejtim të Fordit.

Tauland Beqiraj ishte liruar dy herë nga burgu, i arresuar për shkak të një sherri të armatosur në shkurt të 2018-ës. Në atë kohë, Report TV transmetoi pamjet ekskluzive, nga ku mbetën të plagosur tre persona.

1614807834_tauland.jpg

Viktima Tauland Beqiraj dhe momenti kur qëllohet

Ora 11:45
Gjykata lë në burg bashkëpunëtorin në vrasjen e Tauland Beqirajt në Vlorë (VIDEO)

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Hans Ani Jonuzi, i cili akuzohet si bashkëpunëtor për vrasjen e Taland Beqirajt.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kolaqi: 06/03/2021 21:01

    Heret a vone te gjithe ata qe kan marre borxhe dhe nuk i kthejne eshte ceshtje kohe mos ta genjej ndonjerin mendja qe do shpetoj. Kete mesazh i japim dhe ne viktimat e Gjirokastres , GOLE TAVOS i cili na ka groposur me borxhet qe na ka.Ky moster nuk ka borxhe vetem ne Gjirokaster,po ka borxhe ne gjithe Shqiperin dhe ne Greqi.

    Përgjigju
  • Babushi: 06/03/2021 18:06

    Po ci duhej ati do shante Andin dhe Manen.Ri ore urte ti kam do ti jap thua

    Përgjigju
    • Për Gjyqi vjetër: 07/03/2021 09:44

      Gjyqi vjetër je i saktë, të dy djem shumë të mirë si Andi dhe Mania (shokun tjetër se njoh) djem të folur të qeshur me norma. Ai që iku jam i bindur që e ka kërkuar vetë atë që morri, dhe pse në të vërtet nuk do doja nga këta dy djem të shkëlqyer, por ta kishte gjetur nga ndonjë tjetër

    • Gjyqi vjetër: 07/03/2021 05:58

      As Andi e as Mania nuk janë të çmendur. Kanë punët dhe hallet e tyre por stë binin më qafë. Janë të folur e të respektuar. Ky tipi ishte ca së prapthi. Ishte fryrë shumë dhe ishte i egër. Ishte arrogant vrasës dhe tip i ftohtë. Që ta kenë vrarë këta, do ketë diçka më shumë sesa borxhi. Besoj ky i ka sharë e kërcënuar nga fsmilja dhe ndoshta u ka folur gjithë arrogancë e pordhë. Nejse. Iku e u harrua sikur nuk ekzistonte. Kështu të gjen kur të hipën mendja mbi kokë.

    • Lala: 06/03/2021 19:29

      Mos renç ne hundlesh esht nji fjal e urt o vlora. Nga komentet duket qe e ke shok ose te aferm e ngushellime.ama askush ste vret kot e askush ste le me ti hypesh ne shpin.

    • Vlore: 06/03/2021 18:35

      Pse jan te forte kta? I forti ste vret ne pabesi 3 me 1 qe u vajti vet .i forti t vret me grushta jo me arem me arem te vret dhe nje femi. Te ishin t fort ta rinin.apo meqe se rinin dot dhe nga frika mos i rinte ky i vajten si skutha.i moren jeten nje djali te ri .

  • Turi: 06/03/2021 15:19

    Heret a vone te gjithe marin ate qe meritojne ceshtje kohe mos ta genjej ndonjerin mendja qe do shpetoj

    Përgjigju
  • Vlora: 06/03/2021 11:59

    Andi eshte djal i mirë, uroj të dali sa më shpejt, nga cfar dëgjojm në vlorë të gjithë thonë që viktima nuk pranonte të kthente lekët borxh, plus e kishte kërcënuar me jetë dhe ofenduar. Shkurt herët a vonë viktima do merrte ashtu si e morri atë qe meritonte

    Përgjigju
    • Vera: 06/03/2021 16:26

      Opo bravo lajini hesapet se xhungel eshte ketu. Perderisa Gjykatat e Vlores me gjyqtare kriminele Iliba Bezati dhe Herila cela i nxjerrin rrugeve kur duhet te ishin ne burg normale nga keto do ndodhin.

    • Për Vloraa: 06/03/2021 13:23

      Vloraa unë si kam bërë as futje njeriu, as kam sharë dhe as kam kërcënuar njeri, jetoj me norma qytetari dhe jo si ai trimi që i shau, i këcënoi dhe në fund morri ca meritoi, ti që je kaq trim vazhdo me këtë mëndje se aty e ke dhe ti shkrimin e rradhës për kokën tënde.

    • O vloraa: 06/03/2021 13:21

      Pse sdel ti me emer meqe qeke gango o lapanjoz

    • Vloraa: 06/03/2021 12:38

      Pse zdel me emer dhe mbiemer te maresh dhe ti ate qe meriton

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?