Ekzekutimi i Tauland Beqirajt në Vlorë, sherri nisi për një borxh! Viktima i shau, i kërcënoi në lokal dhe iku pa u dhënë lekët, autorët i dolën në pritë

5 Mars 2021, 10:19| Përditesimi: 5 Mars 2021, 19:43

  • Share

Report Tv zbardh detaje të reja nga vrasja e Tauland Beqirajt (Manaj, Gjikaj). Një borxh dyshohet të jetë shkaku i ekzekutimit të tij para dy ditësh në Vlorë. 

Ditën e vrasjes,Tauland Beqiraj fillimisht ka debatuar me autorët në një lokal, pasi njëri prej tyre i ka kërkuar borxhin. Si përgjigje Beqiraj u ka thënë se lekët s’ka për t’ua dhënë, madje ka kaluar në sharje dhe kërcënime duke u treguar armën që kishte në brez.

Pas kësaj, Beqiraj është larguar me një makinë me xhama te zinj dhe ka shkuar në rrugën transballaknike i shoqëruar nga dy persona. Pasi ka ecur rreth 10 metra në këmbë, Beqiraj i është afruar automjeti tip Ford me tre autorët brenda, ku nga pamjet e sekuetsruara nga policia duken dy persona që zbresin nga Fordi dhe një prej tyre e qëllon me kallashnikov por ende nuk është indentifikuar se kush prej tyre ka qëlluar.

Pas breshërisë se kallashnikovit janë dëgjuar edhe të shtëna me pistoletë dhe grupi hetimor ka dyshime se shokët e Beqirajt janë kundërpërgjigjur me duke qëlluar 3 herë në drejtim të Fordit.

Në lidhje me vrasjen është arrestuar Hans Jonuzi, i cili ishte drejtuesi i mjetit që largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes. Policia është në kërkim të dy autorëve të tjerë, Skerdjan Gabrani dhe Elton Hajnaj, të cilët nuk janë lokalizuar akoma nga blutë e Vlorës. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar më shumë se 12 persona, kryesisht të ndodhur në vendin e ngjarjes, ndërsa janë marrë në pyetje dhe janë liruar sërish.

Tauland Beqiraj ishte liruar dy herë nga burgu, i arrtestuar për shkak të një sherri të armatosur në shkurt të 2018-ës. Në atë kohë, Report TV transmetoi pamjet ekskluzive, nga ku mbetën të plagosur tre persona.

Tauland Beqiraj

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • borxhi: 06/03/2021 11:47

    dmth mer borxh nuk ja jep i shan me liber shpije e i kercenon qe ka pistolete sikur me qene se ka bomben berthamore vetem ai dhe tjetri qe i ka borxhin duhet ta falenderoje? ngushellime familjes por e ka kerkuar vet llogarine ...dhe i dhane kusurin. zoti paste meshire per shpirtin e tij e per vrasesit

    Përgjigju
    • drejtesia mediatike: 06/03/2021 22:55

      e bere drejtesine nga gazetat. nqs drejtesia do vlente 300 lek te vjera sa cmimi i gazete u zgjidhen problemet e kesaj bote. nje gje mos haro ata e zgjidhen perballe jo me gazete e tastire problemin sic kerkon ti? kete mos e harro kurre!!

  • Berat: 06/03/2021 08:25

    Atje ne karrt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?