Vrasja e Tauland Beqirjat në Vlorë, dy janë pistat e hetimit: Prishje e pazareve të drogës dhe përplasja me armë e ndodhur në 2018

3 Mars 2021, 16:45| Përditesimi: 3 Mars 2021, 16:50

  • Share

1614781045_vrasjevlore.jpg

Tauland Beqiraj u vra ditën e sotme në mes të Vlorës. Ai është një person me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë, ndërsa burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy janë pistat që po hetohet, ajo e larjes së hesapeve për prishje pazaresh të drogës mes grupeve në Norvegji dhe pista e dytë ishte përplasje me armë e ndodhur po në Vlorë në 2018.

Si ndodhi përplasja në qershor të 2018? Tauland Beqiraj u kap nga policia e Vlorës duke udhëtuar në një automjet i armatosur dhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi, pasi u përfshi në një përplasje mes bandave në Vlorë. Në përplasje u përfshinë dy grupe kriminale me nga 4 persona, të cilët qëlluan nga makina në makinë me armë zjarri, duke lënë të plagosur 3 persona. Far ëesti mes bandave mund të ishte kthyer në tragjedi, pasi grupet sulmuan njëri tjetrin në mes të rrugës e dritës së diellit, dhe në rrezen ku shkëmbehej zjarri kalon një qytetar i rastit, i cili mund të ishte viktima.


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Ekzekutohet 31-vjeçari, u arrestua dhe u lirua 2 herë! Hetimet për larje hesapesh të drogës dhe përplasjen e frikshme me armë të ndodhur në 2018


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?