TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen makabër, në "Myslym Shyri", ku dy vëllezërit pronarë vranë punëtorin, Indrit Çelaj, vetëm se pikonte kondicioneri. Në një replikë më një komentues, i cili e pyeti "nëse ka gjë për të thënë lidhur me vrasjen e 26 vjecarit", Rama tha se Policia e bëri punën e saj duke zbuluar ngjarjen dhe arrestuar autorët, të cilët i cilësoi si "kafshë".
Komentuesi: Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere? Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat” shkruan komentuesi në profilin e kryeministrit Rama, i cili në përgjigje thekson se ngjarja është përgjejgësi e Policisë së Shtetit e cila e ka zbardhur tashmë atë.
Rama: Patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila sa per dijenine tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani! Sa per çfare kam marre une persiper, ti mos u merzit, madje merr edhe ti persiper ndonje gje, per shembull mos i hidh plehrat pertoke”.
Replika e Ramës me komentuesin
Indrit Çelaj, teknik për montimin dhe riparimin e kondicionerëve, humbi jetën pasi u qëllua me një plumb pistolete në kokë nga djemtë e pronarit të ndërtesës ku ai po punonte. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë, ndërsa 26-vjeçari me origjinë nga Mallakastra, ndërroi jetë dje në Spitalin e Traumës.
Komente

Mir keni ba qe I keni arrestu Po duhet edhe ti denoni ne maksimum jo ti leni te lir mbas 3 muajsh se korruptojn gjyqtart
PërgjigjuKafshet qe merren me droge konfiskim banese
PërgjigjuZoti kryeminister te lutem shiko perpara dhe mos u merr me kte te cilit i thua te mos hedh plehra pertoke sepse ky plehre ose mbetje shoqerore m sakt,eshte per vete. Vazhdoni sic e keni nosur,Bravo policia e shtetit ,te shporren gjykatesit VRASES
PërgjigjuKafshët zbuten, njerëzit vështirë
PërgjigjuPerdite te tilla ngjarje.po mendohem se kush do te ishte zgjidhja me e mire per keta minj pusetash.