Ergys Gjioveshaj

Vrasja e vlonjatit në sy të këngëtares, asnjë nga autorët nuk ndodhen në qeli! Kërkojnë pafajësi në Apel

1 Nëntor 2019, 13:09| Përditesimi: 1 Nëntor 2019, 13:23

  • Share

VLORE - Vrasja e 33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj më prill të 2017-ës në Ujin e Ftohtë në Vlorë, dhe plagosja e tre të tjerëve, ka përfunduar në dyert e gjykatës së Apelit Vlorë, ku tre autorët e dyshuar kërkojnë pafajësi, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ndodhet në qeli.  Autori kryesor i dyshuar për vrasjen, i pandehuri Arianit Kondi, prej dy vitesh vijon t'i fshihet drejtësisë, ndërkohë që në gjykatën e Shkallës së parë Vlorë është dënuar me 30 vite burgim, por ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke ulur dënimin përfundimisht në 20 vite heqje lirie.  Në fund të gjykimit, nëpërmjet avokatëve Arianit Kondi kërkoi veçimin e dosjes së tij hetimore, pasi nuk pranonte autorësinë e krimit të vrasjes së Ergys Gjioveshaj dhe plagosjen e tre personave të tjerë Florjan Hilaj, Arta Luka dhe Arsonel Llanaj, ngjarje e nodhur më 20 prill në një lokal në prani edhe të një këngëtareje të muzikës live.

Të pandehur në këtë çështje si autorë të dyshuar janë dhe Ergest Sina e Eljaso Çela, të arrestuar deh deklaruar fajtor dhe dënuar me nga 2 vite burgim për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi, por asnjëeri prej tyre nuk ndodhet në qeliKërkesa e tij është refuzuar nga trupi gjykues, i cili ka vendosur ta deklarojë fajtor dhe dënojë me 20 vite burgim Arianit Kondin, për akuzën e “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioni”.

Pritet që në datën 6 nëntor 2019, gjykata e Apelit të marrë në shqyrtim këtë çështje, ku do të vendosë të dënojë ose jo autorin e vrasjes së Ergys Gjioveshajt në Vlorë. Arianit Kondi, vijon të jetë në kërkim kombëtar nga policia.

Sipas akuzës Ergys Gjioveshaj humbi jetën, pasi në drejtim të tij u qëllua 18 herë nga Aranit Kondi, por 6 plumba i morën jetën. Nga kontrolli i kufomës, në xhepin e brendshëm të xhupit është gjetur një armë zjarri pistoletë e markës “MAGNIUM” me 5 copë fishekë, të cilën viktima nuk e ka përdorur në këtë ngjarje.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xds: 01/11/2019 14:35

    Te jet e faktuar ngjarja Kush e ka vrare dhe te kerkosh pafajesi si pa asnje gje te keqe vetem ne shqiperi degjohen keto cudira. Ca Ben leku thuaj. Sa per dijeni ne angli fshihet ky ropderi qe ka bere vrasjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?