Viktima Ergys Gjioveshaj

Vrasja e vlonjatit në sy të këngëtares në 2017, arrestohet autori kryesor, i dënuar me 8 vite burg

4 Shkurt 2021, 17:02| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 17:15

  • Share

Arrestohet autori kryesor për vrasjen e e 33-vjeçarit nga Vlora Ergys Gjioveshaj dhe plagosjen e tre të tjerëve, në prill të 2017-ës në Ujin e Ftohtë në Vlorë.

Në pranga ka rënë Arianit Kondi, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dënuar me 8 vjet burg, për veprat penale "Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”. Tre personat e tjerë të plagosur nga kjo ngjajre janë Florjan Hilaj, Arta Luka dhe Arsonel Llanaj. Kjo ngjarje ka nodhur më 20 prill në një lokal në prani edhe të një këngëtareje të muzikës live.

Arianit Kondi prej 3 vitesh i është fshehur drejtësisë, ndërkohë që në gjykatën e Shkallës së parë Vlorë është dënuar me 30 vite burgim fillimisht, por ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Sipas akuzës Ergys Gjioveshaj humbi jetën, pasi në drejtim të tij u qëllua 18 herë nga Aranit Kondi. Nga kontrolli i kufomës, në xhepin e brendshëm të xhupit atij iu gjet një armë zjarri pistoletë e markës “MAGNIUM” me 5 copë fishekë, të cilën viktima nuk e ka përdorur në këtë ngjarje.

Të pandehur në këtë çështje si autorë të dyshuar janë dhe Ergest Sina e Eljaso Çela, të dënuar me nga 2 vite burgim për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi, por asnjëri prej tyre nuk ndodhet në qeli.

“Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për një shtetas të shpallur në kërkim. Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë është ekzekutuar vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Apelit Vlorë për shtetasin Arianit Kondi, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dënuar me 8 vjet burg, për veprat penale "Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në datën 20.04.2017, gjatë një konflikti, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. GJ. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Komento

Komente

  • Bajoneta: 04/02/2021 19:12

    Ore seriozisht e kan keta (8vjet)

    Përgjigju
  • FAke: 04/02/2021 18:41

    Eshte kapur ne angli nga policia vendase

    Përgjigju
  • polici: 04/02/2021 17:53

    nuk jam dakort qe esht denuar kaq shum.pse cfar beri qe te denohet 8 vjet?vrau nje person dhe plagosi 3 te tjere plus arme mbajtje pa leje....hic gje nuk del ndonje ti qr gjykatesve te tille se po marin njerez ne qafe duke liruar kriminelet e pastaj njerezit bejne drejtesi vet

    Përgjigju
    • Redi: 05/02/2021 05:49

      Me duket si pak i rrepte 8vjet si vendim gjykate.Sikur vrau 4 veta burri botes,1 vrau si beni dhe ju. Te shkretet ne per keta gjykates.

    • Labi000: 04/02/2021 23:24

      Messo faktet njeher shoku. Ishin 4veta ata te tjeret 2 me arm.ne brez njeri nga ata kish ber nje vrasje te dokumentuar. Ka rethana qe nuk jan si kto vrasjet qe degjon (si kjo e fundit ne fier kto dites se fundit) jo atentat mafioz e jo djegin makina etj. E di nje vlor e ter qe i ran ne qaf edhe ska faj ky cuni

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?