Kronikë

Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau

15 Janar, 17:20| Përditesimi: 15 Janar, 18:03

  • Share

Autori Isuf Hasa
 

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 81-vjeçari Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë dy ditë më parë në fshatin Shëngjin i Vogël në Tiranë. 

Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Elton Alushi në një konferencë për media u shpreh autori i dyshuar, Isuf Hasa është arrestuar. Isuf Hasa, ka shkuar në shtëpinë e Metës dhe të dy janë konfliktuar për motive të dobëta.

64-vjeçari Hasa e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas e fshehu çekiçin në shtëpinë e vajzës së tij, ndërsa i ka marr viktimës edhe një shumë parash prej 200 mijë lekë. 

' Më datë 13.01.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, kanë marrë njoftim nga një shtetas se komshiu i tij shtetasi Xhemal Meta është konstatuar i pa jetë në oborrin e banesës së tij. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjeherë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore ka lindur dyshimi se ky shtetas mund të ishte vrarë me sende të forta.
 
Për hetimin dhe zbardhjen e rastit u krijua një grup i  posacëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijoi punën intensivisht për zbardhjen e rrethanave dhe  dokumentimin ligjor të rastit.Falë punës hetimore intensive, brenda 48 orësh është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja  e autorit të dyshuar. Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar. Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj. Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar)  në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen', tha ai.


Lajmi kryesor:

Zbardhet vrasja e 81-vjeçarit në Tiranë, autori e masakroi me çekiç dhe i vodhi 200 mijë lekë të reja! Vihet në pranga (VIDEO)


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?