Kronikë

Vrasja horror në Vlorë, "Arrest me burg" për autorin

20 Mars 2018, 14:56| Përditesimi: 20 Mars 2018, 17:02

  • Share

Autori i vrasjes së Arben Veshaj pak ditë me parë është lënë në “Arrest me burg” nga gjykata e Vlorës.
Dilaver Veshaj, 40 vjeç, akuzohet që pas një konflikti për çështje pronësie ka qëlluar më sëpatë kushëririn e tij Arben Veshaj.
Ai doli sot para trupës gjykuese për masën e sigurisë dhe gjykata vendosi ta lere në “arrest me burg”.

Mbi të rëndojnë tre akuza: “Mbajtje pa leje te armeve dhe prodhim i armeve shperthyese dhe municionit”, “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje i armeve sportive dhe të gjuetiseë”.

Prokuror i çështjes ishte Kledian Llaho, ndërsa Mirela Mishgjoni relatore.

Të premten, Dilaver Veshaj qëlloi me pistoletë dhe më pas ka godit me sopatë kushëririn duke i shkaktuar vdekjen.

Arben Veshaj është gjendur i vdekur pranë banesës së tij mëngjesin e së shtunës së 17 marsi, në Gumenicë të Selenicës  pasi u vra nga kushëriri me sëpatë, në sy të djalit 7-vjeçar të viktimës.

Xhaxhi i viktimës, Sotir Veshaj ka dëshmuar se 37 vjeçari ka qenë duke nxjerrë bagëtitë në mal së bashku me të birin kur është përballur me Dilaver Veshaj.

Sipas Veshajt, qentë e autorit i janë vërsulur 37-vjeçarit dhe djalit të tij, për këtë arsye Arbeni i ka qëlluar me shkop.

Më pas Dilaveri ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar kushëririn e tij dhe më pas e ka goditur me sëpatë për vdekje, në sy të 7 vjeçarit.

Pas pa me sytë e tij vrasjen e të atit, djali ka vrapuar të kthehet në shtëpi për të lajmëruar familjarët

e.gj/Shqiptarja.com

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?