Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit në Vlorë, makina e autorëve ishte vjedhur në Shkodër! Edhe targat ishin të vjedhura

12 Janar, 11:48| Përditesimi: 12 Janar, 16:47

  • Share

Vlore- Makina tip BMW, e cila u shkrumbua 5 minuta pas vrasjes me tek plumb snajperi të Gëzim Sinomati më 7 janar 2024, sapo doli të tymoste cigare në ballkonin e shtëpisë në Vlorë, rezulton të jetë e vjedhur në Shkodër disa kohë më parë.

Ky element i ri ka zgjeruar rrezen e kërkimit të hetuesve, të cilët do të analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në Shkodër, nëse mund të shkohet në ndonjë gjurmë të autorëve.

Burime pranë grupit hetimor i thanë Report Tv e shqiptarja.com se po ashtu edhe targat e automjetit janë të mbivendosura dhe të vjedhura, por nuk dihet saktësisht ku. 

Policia në Vlorë i është vënë mbrapa disa automjeteve, pasi ndonjëra prej tyre mund të jetë përdorur për të larguar nga lagjja “5 Maji” 3 autorët e ekzekutimit të 23 vjeçarit  pasi u shkrumbua makina “BMV”.

Ndërkohë në Vlorë tashmë prej 5 ditësh është instaluar “ajka” e Policisë Kriminale, e cila udhëhiqet nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në zonën e Poliklinikës së Vlorës ku ndodhi vrasja, hetuesit kanë disa dyshime për emra të krimit të organizuar, por akoma mungojnë provat. Pas gati 20 orësh të shoqëruar, policia la të lirë 15 persona ndaj të cilëve kishte dyshime se ishin të lidhur me ngjarjen. Deri në këtë fazë, në mungesë të provave, ka qenë i pamundur ndalimi, por në vijim agjentët e policisë në Vlorë pritet t’i mbajnë në vëzhgim. 

Gëzim Sinomati dyshohet se u bë viktimë e së shkuarës së babait të tij, Sokol Sinomati, pjesë e grupit famëkeq të Gaxhait, i cili ditën e varrimit mori leje nga burgu për lamtumirën e fundit të birit.

Hetuesit dyshojnë se atentatorët mund të kenë ngatërruar objektiv, dhe të kenë dashur të vrasin xhaxhain e 32-vjeçarit, Benard Sinomatin, i cili ditën e ngjarjes ishte në të njëjtën shtëpi dhe në vitin 2022 i shpëtoi një atentati me tritol në makinë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?