Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit, ‘RENEA’ blindon Vlorën! Pamje nga kontrollet

10 Janar, 12:09| Përditesimi: 11 Janar, 08:03

  • Share

VLORË- Pas vrasjes me snajper të 22-vjeçarit Gëzim Sinomati, RENEA ka blinduar Vlorën dhe po ushtron kontrolle në të gjithë qytetin. Report Tv sjell pamje ndërsa forcat RENA ushtrojnë kontrolle brenda qytetit, por edhe jashtë tij. Në pamje shihet se si ndalohen makina, kryesisht luksoze, dhe iu ushtrohen kontrolle të imtësishme.

Që prej të hënës, 8 janar, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ndodhet në Vlorë, ndërsa ka ngritur edhe një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes, ku janë angazhuar ekspertët më të mirë.

Një sërë analizash të gjata janë zhvilluar për analizimin e provave, fakteve dhe informacioneve të grumbulluara. Report Tv mëson se po analizohen edhe dosjet e vjetra, të cilat janë hapur.

Pas çdo detaji e informacioni të ri që del apo që sigurohet gjatë hetimit, Drejtori i Përgjithshëm zhvillon analizë me grupin hetimor nën drejtimin e Prokurorit për të vijuar pistat e hetimit.

Ndërkohë, janë marrë në pyetje shumë persona e vijojnë shoqërimet edhe të personave të tjerë.

Si u vra Gëzim Sinomati?

Gëzim Sinomati u vra me tek plumb snajperi në kokë mbrëmjen e 7 janarit, sapo kishte dal në ballkonin e shtëpisë në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Agresorët 5 minuta më vonë dogjën makinën, në të cilën në ndenjësen mbrapa u gjet një bllok betoni, i cili dyshohet se shërbeu si mbajtës i armës së krimit. Parkuar në një distancë jo më shumë se 40 m larg pallatit ku banonte i iru Gëzim Sinomati, snajperi kishte fushëpamje nga shënjestra.  Në zonë, në lagjen “Hajro Çakerri” atë kohë rreth orës 22.00, energjia mungoi dhe për 10 minuta ishte errësirë e plotë. Deri tani policia nuk ka gjetur as gëzhoja e as armën e krimit por ka mbledhur rreth 50 kamera sigurie.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?