Disa persona janë arrestuar në lidhje për vrasjen me snajper të 23 vjeçarit Gëzim Sinomati në 7 Janar 2024 në ballkonin e shtëpisë, pranë Poliklinikës në Vlorë.
Policia rezervohet në dhënien e informacionit, por burime për Report Tv, thonë se janë bërë arrestime, pa specifikuar, nëse këta janë aurorët, midis tyre qitësi, apo persona të tjerë që kanë lidhje apo informacione për ngjarjen.
Orët e ardhshme, pritet dhe zyrtarizimi i rezultateve të antikrimit, mbeshtetur nga RENEA, që prej tre ditësh ndodhet në Vlorë.
Banesat e eksponentëve të botës së krimit në Vlorë janë bastisur për të shkuar drejt zbardhjes.
Një ditë më parë, blutë, sipas burimeve, kishin indicie se autorët e vrasjes fshihen në Vlorë, pas këqyrjes edhe të pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat u garantuan materiale me rëndësi për hetimet.
Gëzim Sinomati u qëllua me një plumb në kokë sapo doli në ballkonin e shtëpisë për të tymosur cigare. Ata e kishin pritur gjysmë ore poshtë pallatit, jo më larg se 40 metër. I riu vdiq menjëherë, ndërsa autorët 5 minuta më vonë dogjën makinën “BMW” në një lagje tjetër të Vlorës. Brenda saj u gjet një bllok betoni, i cili sipas hetuese ka shërbyer për qëndrimin e armës snajper të ekzekutorit.
Autorët nga aty humbën çdo gjurmë. Për hetuesit, Gëzim Sinomati mund të jetë objektiv i ngatërruar në ngjarje me xhaxhain Benard (Spiro) Sinomati, pasi edhe pse bir i një anëtari bande kriminale Sokol Sinomati i cili mori leje nga burgu për të varrosur të birin, nuk është hetuar kurrë për përfshirje në krim. Hetuesit janë përqendruar tek dosjet e vjetra të krimit në Vlorë; më pasojë vrasje, zhdukje dhe pengmarrje personash.
Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit, Report Tv: Disa të arrestuar për ekzekutimin në Vlorë
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se për vrasjen e Gezim Sinomatit në Vlorë, janë arrestuar disa persona megjithatë, akoma nuk dihet zyrtarisht nëse janë arrestuar ekzekutuesit, apo ndihmësit e tyre. RENEA bastisi në 48 orët e fundit të gjitha shtëpitë e eksponentëve të krimit.
Propaganda e leshit diaa ge arrestuar ku si thjesht per te zbutur opinionin publik
Përgjigjum mir t rri brenda ca koh ai q e beri se jasht esht i papermbajtshem bashk me shokun e tij
PërgjigjuNese vertete jane arestuar atehere perse duhet te mbahen sekret? Nese kane prova ti arestojne dhe ti marrin shpirtin, por shoqerime nga Renea per show dhe me pas lirim dhe heshtje nuk i sherben as rendit dhe as Vlores.
PërgjigjuNese duan vertet ti kapin keta kriminele qe kane shume vite ne qytet eshte gjeja me e thjeshte per tu bere por prb qendron se drejtuesit e policise korruptohen nga keto grupe dhe i lejojne te bejne cte duan , shpresojme te ndryshoje ndonje gje per te miren e komunitetit
Përgjigju