Kasem Taragjini, banor i fshatit Kryekuq në Divjakë, thotë se dy familjet Kumria dhe Toromeni kanë pasur konflikte për tokën, të cilat nuk i kanë zgjidhur dot. Sipas këtij banorit, situata është konflikt i hershëm për tokat.
Ai shprehet se janë familjarët që duhet të ishin parandalues dhe baballarët duhet të mos i lenë konfliktet të përcillen tek fëmijët.
“Kanë patur për punë toke, nuk e zgjidhën. Ky ka qenë shkaku, pastaj nuk di gjë. Kanë qenë familje të mira, të rregullta, në punë të tyre. Shkaku i konfliktit është vetëm për tokën, asgjë tjetër nuk kanë. Janë të ardhur nga Gramshi. Njëri është nga Poliçani, tjetri është nga fshati Gramsh. Kanë vite këtu, kanë shtëpi të rregullta. Ngjarje e rëndë.”, tha Kasëm Taragjini.
Lajmi kryesor:
Sherr për një kanal vaditës, vritet me thikë i riu në Divjakë! Do emigronte në Gjermani te e fejuara! Kapet autori (EMRAT+VIDEO)
Xh.D/I.M/ReportTv.al
