Besmir Kumria, 32-vjeç ishte kthyer ne fshatin e tij, Kryekuq të Divjakës për pushime, por ra pre e sulmit brutal me thikë nga bashkëfshatari i tij, Xheison Toromeni, 25 vjeç. I riu ishte punëtor sezonal në Himarë dhe kishte planifikuar të emigronte në Gjermani ku jeton e fejuara, por ëndrra u pre në mes. Ai u godit disa herë me thikë, pak pas mesnate, teksa gjendej në lokal, bashkë me miqtë e tij.
Sipas informacioneve paraprake, autori ka mbërritur me makinë, është futur me thikë në dorë drejt tavolinës ku po qëndronte viktima së bashku me persona të tjerë, dhe e ka goditur menjëherë duke e lënë të vdekur në vend.
Burime nga policia thonë se dëshmitarët kanë deklaruar se nuk e njohin autorin, i cili veproi pa maskë, por ngjarja nuk është fiksuar as nga kamera sigurie pasi asnjë prej tre lokaleve pranë vendngjarjes nuk ka të instaluara. Kumria punonte në Himarë dhe kishte ardhur në vendlindje për të përcjellë bashkëshorten e tij, e cila ishte nisur për në Gjermani ku kishte gjetur punë si infermiere. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Lushnjes.
Autori u largua me shpejtësi, por policia arriti ta prangosë pas disa orë kërkimesh në zonë.
25-vjeçari do përballet me akuzen e ‘vrasjes me paramendim’ dhe armë të ftohta pa leje, njoftoi policia, duke theksuar se shkak i krimit është një konflikt i vazhdueshëm, i mbartur ndër vite, mes dy familjeve, për një kanal vaditës në Kryekuq.
"Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.
Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.
U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.", njofton policia.
Ndërsa një banor i zonës, duke folur për Report TV tha një tjetër version.
“Kanë patur për punë toke, nuk e zgjidhën. Ky ka qenë shkaku, pastaj nuk di gjë. Kanë qenë familje të mira, të rregullta, në punë të tyre. Shkaku i konfliktit është vetëm për tokën, asgjë tjetër nuk kanë", tha ai.
Fqinji tregon më tej se familjet Kumria dhe Toromeni kane ardhura nga Gramshi pas lëvizjeve demografike të viteve 90. Ato jane vendosur në Kryekuq dhe kanë njohje e miqësi me njeri-tjetrin, ndersa banesat i kanë shumë pranë, në nje lagje. Te dy palet kishin pretendime per nje siperfaqe toke, dhe konfikti eshte mbartur nga baballarët tek djemte, duke përshkallëzuar tensionet deri në vrasje.
“Duhej t’i kishin ndalur këto sherre, të mos i linin të trashëgoheshin tek fëmijët. Kjo gjë duhej zgjidhur, jo të arrinin deri këtu. Na vjen shumë keq!”, shprehet ai.
Policia ka marrë në ruajtje banesën e autorit për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme, ndërsa personat e pranishëm në lokal janë shoqëruar për të dhënë dëshmi në komisariat.
Kasem Taragjini, banor i fshatit Kryekuq në Divjakë, thotë se dy familjet Kumria dhe Toromeni kanë pasur konflikte për tokën, të cilat nuk i kanë zgjidhur dot. Sipas këtij banorit, situata është konflikt i hershëm për tokat.
Ai shprehet se janë familjarët që duhet të ishin parandalues dhe baballarët duhet të mos i lenë konfliktet të përcillen tek fëmijët.
“Kanë patur për punë toke, nuk e zgjidhën. Ky ka qenë shkaku, pastaj nuk di gjë. Kanë qenë familje të mira, të rregullta, në punë të tyre. Shkaku i konfliktit është vetëm për tokën, asgjë tjetër nuk kanë. Janë të ardhur nga Gramshi. Njëri është nga Poliçani, tjetri është nga fshati Gramsh. Kanë vite këtu, kanë shtëpi të rregullta. Ngjarje e rëndë.”, tha Kasëm Taragjini.
Komente

Mos i gezofshi ato prona se u ka ikur mendja te gjitheve. Qekur njrzit moren pronat shkaterruan jeten e tyre.Ndac te ndryshojne ligjet ,ndac mos te ndryshojne njrzit do vazhdojne te vrasin e te vriten per pronat.
PërgjigjuI lutem gjithe popullit te kerkoje nje referendum…te gjithe keto tipa duhet te eliminohen…nuk i duhen me vrases shqiperise…burgu te jete per hajdutet ordinere…kish vret te vritet pa e derguar ne komisariat a ne burg…ndoshta eshte e vetmja menyre qe te vere mend ky komb me keto funderrina qe ka…kur politikanet jane vrases nuk mund te presem me shume nga populli… te vriten e te zhduken…si mund te marresh jete per kanal vadites? e tmerrshme.O Zot bej derman se asnje juk po ia del…
PërgjigjuE ke gabim,keta nuk jane vrasesit ,vrasesi i vertete eshte I Ashtuquajturi Shtet qe vetem emrin ka te tille.Neqoftese ligjet do rregullonin problemet me pronat qe ka ky popull ne cdo meter katror te ketij vendi ,nuk do kishte vrasje.