Kronikë

Vrasja me thikë në Tiranë, Report Tv siguron pamjet e autorit pas krimit, i lyer me gjak rrugëve të Babrrusë (VIDEO)

3 Tetor, 13:41| Përditesimi: 3 Tetor, 13:49

  • Share

Report Tv ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë ku shfaqet 38-vjeçari Arlind Demushi, autori i vrasjes me thikë të Hajdar Ismajlgecit 40 vjeç, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Babrru, Tiranë.

Në këto pamje duket autori pak moment pas vrasjes duke ecur në trotuar në zonën e Bathores.

Në rrobat e tij janë ende njollat e gjakut të viktimës.

Ndërkohë, autori Arlind Demushi u arrestua disa orë më vonë në një banesë në Durrës. Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.  

Mësohet se autori ka qenë i dehur kur ka ndodhur ngjarja dhe ende nuk i është marrë dëshmia. Ai ka qenë së bashku me Ismajlgecin duke pirë në një lokal, por kanë dalë, janë konfliktuar për motive banale. 

Në këtë moment, autori i dehur e ka qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur dhe ka ikur. Identiteti i tij u zbulua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe u kap pas disa orësh. Në momentin që është kapur ndodhej në gjendje të dehur dhe hetuesit nuk i kanë marrë dëshminë, por pritet të pyetet më pas. Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Babrru, autori u arrestua në Durrës! 38-vjeçari: Më akuzonte se i kisha ofenduar gruan (EMRI+VIDEO)


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?