Vëllai i viktimës Jetmira Hasani të vrarë mbrëmë në Bathore nga kunati i saj tha se motra e tij ka qenë në konflikt me familjen e bashkëshortit. Në një deklaratë për mediat ai theksoi se nëse policia do të kishte bërë punën e saja ajo nuk do të ishte e vdekur. Viktima i kishte thënë se vjehrra e kishte kërcënuar se do e vriste me pushkë e kishte 2-3 muaj që nuk flinte atje.
"Motra ka jetuar aty se aty ka lindur fëmijën. Ka shkuar për të marrë materialet e veta, që të mos shkonte më kurrë aty. Ka qenë hasëm me kunatin. Motra ka njoftuar policinë. Ka shkuar aty. Ka qenë dhe nusja e vëllait për të shoqëruar motrën për mbledhjen e plaçkave. Ka pas jetuar aty. U tërhoq për të mos jetuar më aty. Sikur na thotë nusja e vëllait që ka qenë prezent në ngjarje, policia i ka kërkuar Agron Tanushit që do vish në komisariat. Shoqërimi nuk u krye dhe u ka ikur me armë me vrap. Motra e ka pasur urdhrin e mbrojtjes prej disa muajsh. Ka pas edhe më përpara konflikte. Konfliktet e para i ka pasur me pleqtë e më pas me bashkëshortin. Pastaj me kunatin që ka kryer vrasjen. Nëna e ish-kunatit, vjehrra e motrës ka nxitur për vrasjen e motrës time. Ka pas thënë vetë motra ime që Bukuria, vjehrra do të të vras vetë me pushkë. Kishte mbi 2-3 muaj që nuk flinte atje. Po të ishte policia në krye të detyrës, motra ime do ishte gjallë sot. Policia nuk e ka shoqëruar në komisariat. Ja ka kërkuar në mënyrë vullnetare. Duhet të kontrollonin shtëpinë. Minimumi duhet të rrinin aty derisa dy palët në konflikt të mos ishin përballë njëra-tjetrës se mund të konfliktoheshin prapë. Kanë pasur konflikte që kanë përfunduar në komisariat. Në prezencë të policisë nuk e di. Mua nuk ma kthejnë motrën, por drejtësia të bëje punën e vet", tha vëllai i viktimës.
Lajmi kryesor: