Skanera kontrolli për armë e celularë që nuk punojnë në hyrje të burgut, kamera vëzhgimi jashtë funksionit dhe një i dënuar i përjetshëm që lëviz me armë brenda burgut nga sektori i sigurisë së lartë në ambientet e ajrimit. Hetimet e prokurorisë së Elbasanit kanë zbuluar se ky ka qenë terreni që shfrytëzoi i dënuari përjetë për vrasjen e turistëve çekë Sokol Mjacaj për ekzekutimin e Arben Lleshit.
Report TV mëson se shqetësimet për sigurinë në burgun e Peqinit kanë nisur që prej tetorit, edhe pse gjithçka është mbajtur larg vëmendjes së publikut. Rreth tri javë më parë, drejtori i mëparshëm i burgut është shkarkuar dhe në vend të tij është emëruar Kamber Hoxha, që drejtonte institucioni edhe ditën e ngjarjes së rëndë më 15 dhjetor, kur i dënuari vrau brenda në qeli Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë, Indrit Shaqja. Në kohën e këtyre ndryshimeve, arma e përdorur në vrasje ka hyrë brenda burgut ne rrethana ende të paqarta.
Dëshmitari kryesor, Sokol Mjacaj njëherësh autor i ngjarjes, ka refuzuar bashkëpunimin me hetuesit edhe pse i është ofruar mundësia gjatë marrjes në pyetje. Dyshimet kryesore janë se futja e saj është realizuar me ushqime nga zona e skanerit, kur pajisja nuk punonte.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, deklarimeve të marra, pyetjes së personit nën hetim Sokol Mjacaj dhe akteve të administruara, arma e zjarrit është futur në IEVP Peqin dhe më pas është mbajtur në dhomë nga i dënuari Sokol Mjaca për një kohë rreth 20 dite. Gjithashtu kjo armë dyshohet të jetë mbajtur prej tij dhe në ambjetet e përbashkëta në këtë burg (ajrim, apo rregjimi brendshëm).
Prokuroria thotë se punonjësit e shërbimit, nuk kryen kontrollin fizik, në momentin e daljes së të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes dhe në ditët e mëparshme. Sokol Mjacaj ka qenë edhe më herët në sistemin 41 BIS, dhe transferimi i tij nga ai sistem në repartin B të sigurisë së lartë ku ndodhi vrasja, është bërë sërish pa asnjë kontroll, duke ngritur kështu dyshimet se ai e ka mbajtur armën edhe në atë sistem. Jo zyrtarisht, mësohet se Mjacaj ka qenë në godinën A më parë, por me kërkesën e tij është transferuar në sektorin B, ku vuante dënimin Arben Lleshi.
Gjatë transferimit nga ambjentet e godinës të emërtuar si 41 BIS ku ka qënë i akomoduar për në godinën B të sigurisë së lartë ku është akomoduar së fundmi i dënuari Sokol Mjaca rezulton se nuk është kryer procedura standarte e kontrollit fizik dhe të sendeve personale si parashikon skema e sigurisë, informoi dje prokuroria e Elbasanit.
Drejtori i burgut së bashku me 11 punonjës janë tashmë nën akuzë për ngjarjen e rëndë të ndodhur, ndërkohë që prokuroria dorëzoi në gjykatë kërkesën për burg ndaj Sokol Mjacajt dhe 12 anëtarëve të stafit. Burimet e Report tv, thonë se një pjesë e kamerave të sistemit të vëzhgimit nuk punonin ndërsa në mungesë të skanerave, kontrolli i personave dhe sendeve që hynin në burg, si ushqime, rroba apo furnizime, bëhej fizikisht me dorë nga punonjësit e policise, deri pak ditë më parë, kur skanerat janë riparuar, ndërkohë që arma kishte hyrë më herët në burg rreth 20 ditë më parë. Akt akuza paraprake e prokurorisë së Elbasanit, përshkruan përgjegjësinë e dy zyrtarëve kryesorë të burgut, drejtorin Kamber Hoxhën dhe Qani Muçin.
Kamber Hoxha, me detyrë drejtor i IEVP Peqin, nuk ka marrë masat e duhura ligjore për menaxhimin e sigurisë në burg duke cënuar rëndë sigurinë në këtë institucion. Shefi i regjimit, me iniciale Q.M, nuk ka respektuar detyrimet ligjore të përcaktuara në skemën sigurisë së burgut për kryerjen e kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj nga godina e 41 bis në sektorin B.
-Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç
-Shefi i policisë së burgut Qani Muçi, 60 vjeç
-Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç
-Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç
-Specialisti i informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç
-3 policë shërbimi Ilir Balla, 46 vjeç, Florene Mile, 43 vjeç, Fatos Pire, 50 vjeç,
-4 policë të burgut Genci Muça, 49 vjeç, Klement Haka, 44 vjeç, Erjon Çila, 36 vjeç, Indrit Dubali, 41 vjeç
Sokol Mjacaj dhe Arben Lleshi
Report Tv sjell dinamikën e ngjarjes në burgun e Peqinit, ku më 15 dhjetor Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri Arben Lleshin.
Skaneri për kontrollin e çdo personi që futet brenda burgut të Peqinit, burg i sigurisë së lartë, ekziston vetëm në hyrje të burgut dhe në asnjë ambient tjetër. Në ambiente të tjera, dalja nga qelia për në ajrim etj, bëhet përmes kontrollit fizik të të burgosurve nga gardianët. Burime për Report Tv thonë se arma mund të jetë futur në ambientet e burgut të Peqinit përmes skanerit ku kalojnë ushqimet. Ky skaner nuk ka punuar dhe është rregulluar vetëm ditët e fundit - thonë të njëjtat burime. Bashkë me skanerin nuk kanë punuar as një pjesë e kamerave të sigurisë - shtojnë burimet.
Përveç misterit se kush e futi armën, për të cilën edhe Mjacaj është duke u marrë në pyetje me shpresën që ai të kthehet i penduar i drejtësisë - thonë burimet - akuza që ngrihet ndaj policëve të shërbimit të arrestuar, është mungesa e kontrollit fizik të Mjacajt që nëse do të ishte bërë do të kishte konstatuar armën që sipas prokurorisë ai e ka mbajtur me vete jo vetëm në qeli, por edhe në ajrosje apo ambiente të përbashkëta të burgut.
Pra, ndaj Mjacaj ka pasur zero kontrolle fizike edhe kur ka qenë në 41 bis (para vrasjes), edhe kur është transferuar në godinën B të burgut, edhe kur ka dalë në ajrim apo kur është futur në qeli.
Burime konfidenciale dhe të pakonfirmuara zyrtarisht, thonë se Mjacaj ka qenë në një tjetër godinë, atë A, dhe ka bërë shumë kërkesa për tu transferuar në godinën B, i njëjti sektor ku qëndronte edhe Arben Lleshi, të cilin sipas hetuesve ka dyshime të forta se e ka vrarë me pagesë në shenjë hakmarrjeje për djegien të gjallë në makinë të Agim Hoxhës në Angli në vitin 2012.
Transferimi ishte i domosdoshëm pasi godinat e ndryshme brenda burgut të Peqinit (A dhe B) nuk kanë ambiente të njëjta ajrimi.
Ditën e ngjarjes Mjacaj ka dalë nga qelia e tij në ajrim, me armën me vete siç kishte bërë 20 ditët e fundit, saç është dhe koha që hetuesit kanë krijuar bindjen se arma është futur në burg.
Pasi ka studiuar terrenin, e mbi të gjitha pasi ka mësuar se do të izolohej në regjimin 41 bis, Mjacaj - thonë burimet - ka përshpejtuar planin e vrasjes.
Në ajrim, i është afruar dritares së qelisë së Arben Lleshit, në katin e parë të godinës, i cili ndodhej në qeli pasi oraret e ajrimit janë me grupe të dënuarish, nuk dalin të gjithë njëkohësisht.
E ka përshëndetur, Lleshi i është afruar dhe e ka goditur me armë, pa pasur mundësi që t'i shmanget plumbave. Një plumb aksidental kapi në këmbë shokun e qelisë së Lleshit, gjithashtu i dënuar përjetë, Indrit Shaqja.
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën arrest me burg për Sokol Mjacaj dhe për 12 zyrtarët e burgut Peqin të ndaluar, pas vrasjes së Arben Lleshit më 15 dhjetor.
Kërkesa është dorëzuar sot në gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurimit.
Kujtojmë që ndërkohë, Mjacaj është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër.
-Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç
-Shefi i policisë së burgut Qani Muç, 60 vjeç
-Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç
-Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç
-Specialisti i informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç
-3 policë shërbimi Ilir Balla, 46 vjeç, Florene Mile, 43 vjeç, Fatos Pire, 50 vjeç,
-4 policë të burgut Genci Muça, 49 vjeç, Klement Haka, 44 vjeç, Erjon Çila, 36 vjeç, Indrit Dubali, 41 vjeç
Hetimi i kesaj ngjarje duhet te filloje pikerisht nga koha kur Mjacaj fillon e ben kerkesa per transferim nga A te B,qe atehere ka mundesi t'a kete marre /porosine/,qe atehere duhen pare komunikimet e te burgosurve dhe vizitoret.Sa per ceshtjen e mungeses se kontrollit gjate hyrje-daljeve neper ambiente/zona te caktuara te burgut,vertet eshte neglizhence e rende,por nga ana tjeter eshte e pritshme dhe e kuptueshme pse eshte neglizhuar.E bere cdo dite,disa here ne dite per cdo te burgosur sa here qe hyn/del/transferohet,kthehet ne nje rutine te merzitshme,te lodhshme,aq me teper po te krijohen dhe afersi mes te denuarve e gardianeve dhe nje fare mirebesimi e kalohet pak nga pak ne mbyllje syri e moskokecarje.Rezultati- nje i burgosur qe hyn e del me arme ne brez per 20 dite,i pashqetesuar!Prandaj do te ishte mire qe ne vend te kontrollit fizik me duar,duhen vene skanera e sensore metalesh ne cdo pike kontrolli dhe kamera e duhen mirembajtur vazhdimisht.
PërgjigjuCfare i duhet statusi ketij qelbesire? Jepini me shume leke se e kane paguar per te vrare dhe i tregon te gjitha. Planin se ka bere ky, por eshte nje zinxhire i gjithe krimi qe nese prokuroria do e zberthen. Ka ne dore pamjet dhe rregjistrin se kush e ka takuar, me ke rinte ne ajrim dhe ne qeli. Te burgpsurit e tjere e dine shume mire kush e ka armatosur aty brenda. Te tregojme qe te shpetojne jeten e tyre neser nga e njejta gje. Atyre ofrojini statusin e badhkepunetorit.
Përgjigju