Vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit, 3 muaj para ngjarjes iu gjet celular në qeli! I kontrollohet banesa në Dukagjin

17 Dhjetor 2023, 10:16| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 01:28

  • Share

Autori i vrasjes së Arben Lleshit dhe plagosjen e Indrit Shaqes brenda në ambientet e burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Sokol Mjacaj, rezulton se ka qenë edhe më herët problematik në këtë Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Report Tv mëson se atij i është sekuestruar një aparat celular rreth 3 muaj më parë nga kontrollet e ushtruara në burg.

Burimet bëjnë me dije se i njëjti telefon pritet t’i nënshtrohet një ekspertize të plotë për të gjurmuar telefonatat me persona me rekorde kriminale jashtë qelive të burgut. Hetuesit shpresojnë se aty mund të gjejnë materiale dhe biseda, të cilat do të japin drejtim në hetime, për të mësuar se kush mund ta ketë futur armën në burg dhe kush donte vrasjen e të dënuarit Arben Lleshi.

Dyshimet janë se vrasja në burgun e Peqinit  një orë pas mesditës së 15 dhjetorit 2023, të jetë kryer me pagesë e porositur nga jashtë. Në përpjekje për të zbuluar më shumë në këtë drejtim janë kryer 2 kontrolle banesash në Dukagjin, një në shtëpinë e vetë Sokol Mjacajt dhe tjetra tek vëllai i tij. Por gjithçka që policia gjeti ishte mjerim dhe varfëri e tejskajshme.

Mësohet pasi Sokol Mjacaj kreu vrasjen duke qëlluar nga dritarja brenda në qelinë e Lleshit nisi të kërcënojë stafin e burgut dhe të dënuarit e tjerë se do i vriste, moment kur edhe ka kërkuar drejtorin e burgut për të negociuar, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një pjesë e të burgosurve kanë tentuar ta neutralizojnë.  Më pas u izolua në ambientet e takimeve me familjarët në këtë burg, për t’u vetëdorëzuar vetëm pas negociatave.

Pas dorëzimit përmes negociatave për sigurimin e jetës ka rezultuar se në pistoletën e tij nuk kishte më plumba dhe rrjedhimisht presioni dhe kërcënimet kanë qenë me pistoletë bosh.

Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe 12 zyrtarë të burgut të Peqinit të arrestuar për shpërdorim detyre, mes tyre drejtori i këtij Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Kamber Hoxha dhe funksionarët e tjerë. Ata kanë shpjeguar vetëm për rolin e pozicionit të tyre në punë, pa dhënë më tej shpjegime.

Pista kryesore e hetimit është dyshimi për një hakmarrje lidhur me vrasjen e kryer nga Arben Lleshi më 10 prill 2013  në Sauthempton të Anglisë. Asokohe Arben Lleshi, i cili ishte 27 vjeç dhe njihej  si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinë e tij Agim Hoxhën 29 vjeç. Për këtë krim u dënua nga gjykata britanike me burg përjetë të cilin po e vuante dënimin në burgun e Peqinit.  Ky krim solli vrasjen e dy xhaxhallarëve dhe dy të afërmve të Leshit në Shqipëri megjithëse ngjarjet kanë mbetur të pazbardhura nga policia.

Mjacaj gjeti armën 20 ditë para

Plot 12 zyrtarë të zinxhirit komandues, nga drejtori i burgut, Kamber Hoxha. Shefi i policisë së burgut, bashkë me ish-shefin i policisë së burgut, shefi i regjimit në burg, specialisti i informacionit në sallën operative të burgut, 3 policë shërbimi dhe 4 policë të burgut janë të arrestuar pasi akuzohen se nuk kanë ushtruar kontroll ndaj të burgosurit i cili sipas prokurorisë së Elbasanit kishte arritur të siguronte armën 20 ditë para. 

Sokol Mjacaj ishte dënuar me burg përjetë pasi në 2015 vrau 2 turistë çekë në Dukagjin.

Ora 18:25
Vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

1702643309_sokolmjacaj.jpg

Sokol Mjacaj ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit, pavarësisht se këta të fundit i kanë ofruar statusin e bashkëpunëtorit, me qëllim zbardhjen e plotë të vrasjes së Arben Lleshit, shkruan Klan Tv.  Nisur nga kjo, Prokuroria e Elbasanit ka shtuar akoma më shumë dyshimet se Mjaçaj mund të jetë porositur për kryerjen e vrasjes, ndonëse kjo pistë është mohuar kategorikisht prej tij.

Mbi bazën e këtyre dyshimeve policia ka ushtruar kontroll në banesën e të vëllait të tij me qëllim sekuestrimin e ndonjë materiali të vlefshëm për hetimin, por pa sukses. Nga ana tjetër verifikime po kryhen për armën tip pistoletë me mulli me të cilën i dënuari përjetë kreu krimin e rëndë. Deri tani nga hetimet e kryera dyshimet janë se arma e zjarrit me të cilën u vra Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqja mund të ketë hyrë pak ditë para ngjarjes së rëndë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shef turi: 18/12/2023 04:46

    Do ta marrin hakun Burrelsat se sjena nga çekia ne o legen Malsie frikacak

    Përgjigju
    • Qwert: 18/12/2023 09:27

      Ky frikacaku burgun e ka pak ti fusin ndonj zezak ne dhoma e ta perdhunoi dit per dit e ti behet suma si kazan rakie...

  • Iris: 18/12/2023 01:29

    Ky nuk kishte asgje c'te humbte,se e kishte marre denimin e perjetshem,kur kreu vrasjen ne burg.Pa kuptim oferta e prokuroreve per t'a kthyer ne/bashkepuntor te drejtesise/!

    Përgjigju
  • populli: 17/12/2023 21:07

    Eshte turp i Zotit qe te kerkosh ti heqesh denimin me burg te perjetshem Sokol Mjacajt. Ai eshte nje kriminel i ndyre qe vrau ciftin nga Cekia per nje celular.Turp per drejtesine tone, ku ka arritur, te kerkoje ndihme nga kriminelet.

    Përgjigju
  • XXX: 17/12/2023 18:52

    Eshte e jashtezakoneshme ngjarja ne burgun e Peqinit.Ne asnje menyre nuk duhej te ndodhte.Kjo ngjarje nuk duhet te politizohet,por te hetohet dhe te dalin para pergjegjesise personat pergjegjes.Ne gjithe kete histori,pergjegjesia bie mbi personelin e burgut ose me sakte mbi personin qe duke qene me sherbim ,nuk ka qene i zoti te bej kontroll ose me e keqja dhe e.pafaleshme eshte ne qofte se arma ka hyre me dijenine e personelit.Eshte e domosdoshme zbulimi i te vertetes.

    Përgjigju
  • Mark: 17/12/2023 14:37

    Zero reagim nga Qeveria! Zero koment apo pergjegjshmeri! Njeri minister bredh neper Tropoxha e tjetri, i dreqesise shtrohet me kumbarn"Lalen""! Kryeministri, si kampion i hipokrizise perpos injorances, mediokrritetit dhe korruptokracise, java shtate ay tete bredh si zagar pa bisht! Kjo eshte Shqiperia sot: edhe burgu i "supersigurise" ne fakt qenka han pa porta! Nuk fryhen me para nga tenderat per ushqime por helbete edhe per "skanera" "kamera" te gjitha duan ti perlajme ke xhepat e tyre apo soj e sorollop. Sa fort po e hinvestigon edhe kjo media jone kete punen e "zinxhirit" burrelso-dibran neper "drejtesi" qe po ben hatan!

    Përgjigju
  • Ska drejtesi: 17/12/2023 11:54

    41 BIS DUHET TE JET DERI NE FUND TE BURGUT PERJET. DERI SA I DENUARI TE SHFAQI PENDES OSE TE BASHKPUNOI ME DREJTESIN.... KJO NE KRAHASIM ME 41BIS ITALIAN ESHTE SI TE SHKOSH ME PUSHIM....

    Përgjigju
  • Polic #: 17/12/2023 11:12

    Kapja e një telefoni është vepër penale. Aq budallenj i paskemi këta të kontrollit të brendshëm në burgje sa nuk i bëkan ekspertim telefonave qlë kapin?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?