Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, arrestohet drejtori dhe 11 punonjës! Sokol Mjacaj 20 ditë me armë në burg, e mbante në qeli dhe ajrim

16 Dhjetor 2023, 10:51| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 22:56

  • Share

Një ditë pasi Sokol Mjacaj ekzekutoi në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë Indrit Shaqja, prokuroria e Elbasanit urdhëroi sot arrestimin e drejtorit të burgut Kamber Hoxha dhe 11 punonjës pjesë e zinxhirit komandues. Ata akuzohen se nuk kanë ushtruar kontroll ndaj të burgosurit.

Prokuroria e Elbasanit tregon se çfarë ndodhi rreth orës 13: 52 minuta të 15 dhjetor 2023 në ambientet e  regjimit të brendshëm të IEVP Peqin kur Sokol Mjacaj doli nga qelia e tij dhe i është afruar dritares së qelisë së Arben Lleshit të cilin pasi e ka thirrur në emër, e ka qëlluar. Ndërsa i plagosur aksidentalisht me një plumb në këmbë mbeti edhe shoku i tij i qelisë Indrit Shaqja, i cili po merr trajtim në spitalin e burgut në Tiranë. Edhe ai vuan dënimin me burg përjetë për vrasjen e 2 kunatave të moshuara të cilat i torturoi në vitin 2014 në Durrës pasi iu fut në shtëpi për të vjedhur. 

I dënuar me burgim përjetshëm, i caktuar me vendim gjykate siguri e lartë, Sokol Mjaca me armë zjarri pistoletë ka gjuajtur në drejtim të shtetasit (të dënuar) Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja, duke lënë të vdekur në vend viktimën Arben Lleshi dhe plagosur viktimën Indrit Shaqja. Më pas ky shtetas ka kanosur me armë zjarri në dorë punonjësit e shërbimit si dhe më pas është izoluar me armë në dorë në ambjentet e takimeve me familjarët në këtë burg.

Sokol Mjacaj ka qëlluar 5 herë me pistoletë nga dritarja e qelisë ku ndodhej objektivi i tij. Dy plumba I kanë shkaktuar vdekjen në vend Arben Lleshit, një plumb ka plagosur Indrit Shaqen

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara”sqaron prokuroria.

Me armën e krimit në dorë Sokol Mjacaj, është neutralizuar rreth një orë pas ngjarjes me ndërhyrjen dhe negociatat e forcave RENEA, pasi iu garantua se nuk do i cenohej jeta. Hodhi armën dhe me një palë pranga lidhi veten në kangjellat e qelisë dhe priti arrestimin. 

Nga dëshmia që ka dhënë në hetuesi, Sokol Mjacaj kishte 20 ditë që e kishte pistoletën, madje lëvizte lirshëm nëpër ambientet e burgut.

Arma e zjarrit është futur në IEVP Peqin dhe më pas është mbajtur në dhomë nga i dënuari Sokol Mjaca për një kohë rreth 20 dite. Gjithashtu kjo armë dyshohet të jetë mbajtur prej tij dhe në ambjetet e përbashkëta në këtë burg (ajrim, apo rregjimi brendshëm, sqarohet në njoftimin e prokurorisë

Arma mund të jetë siguruar- thonë hetuesit – që në kohën që ka qenë i izoluar në 41 bis, shumë para ngjarjes, konkretisht në momentin kur e kanë nxjerrë për ta çuar në regjimin B, blloku i sigurisë së lartë ku qëndrojnë të dënuarit përjetë. Ndaj, prangat i janë vënë 7 policë, të 41 bis dhe të bllokut B, bashkë me drejtuesit e tyre. Kohën dhe personin që i ka sjellë armën – prokuroria i ka ende të panjohura por dyshimi është se pistoleta është futur dorazi qëkur në krye të policisë së burgjeve ishte Nikolin Gjonpali, i arrestuar, bashkë me shefin e ri Qani Muça, vetëm 3 javë në detyrë.

Dyshohet se punonjësit e shërbimit nuk kanë kryer kontrollin fizik që konsiston dalja e të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme.

 Gjithashtu gjatë transferimit nga ambjentet e godinës të emërtuar si 41 biz ku ka qënë i akomoduar për në godinën B të sigurisë së lartë ku është akomoduar së fundmi i dënuari Sokol Mjaca rezulton se nuk është kryer procedura standarte e kontrrollit fizik dhe të sendeve personale si parashikon skema e sigurisë, si dhe nga ana e autoriteteve të informacionit të burgut nuk është njoftuar ngjarja e ndodhur në orën 13:52 të datës 15.12.2023 në sallën operative të DVP Elbasan apo Komisariatin e Policisë Peqin.

Nga momenti i vrasjes brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit e deri më tani Sokol Mjacaj, 28-vjeçari i dënuar përjetë për vrasjen e 2 turistëve çek në zonën e Dukagjinit në vitin 2015, mbahet në një vend sekret. Aty, hetuesit po e pyesin përse vrau në qeli Arben Lleshin, të dënuar përjetë për vrasjen në 2013-ën në Angli, të Agim Hoxhës, të cilin e dogji të gjallë brenda në makinë.

Mjacaj tenton ta quajë të gjithë një konflikt të çastit, duke e motivuar vrasjen me faktin që Arben Lleshi nuk e kishte pranuar në sektor. Por hetuesit dyshojnë përtej këtij skenari. Gjasat janë për një vrasje me pagesë, dhe pyetja e gjatë e Mjacajt është orientuar në këtë drejtim: Në zbulimin e porositësve, e emrave që e donin të vdekur të dënuarin Lleshi.

 Pista kryesore, është hakmarrja e dyshuar ndaj Lleshit, për vrasjen e bashkëkombësit në Angli, e mbi këtë dyshim janë shoqëruar disa familjarë të shqiptarit të djegur Agim Hoxha, të cilët janë liruar pas marrjes në pyetje. Efektivët kanë bastisur edhe shtëpinë e Sokol Mjacajt në Dukagjin për të shkuar në gjurmët e provave që mund t’i vlejnë hetimit. 

Misteri i dytë që hetuesit kërkojnë të zbërthejnë, është se si hyri pistoleta brenda burgut të Peqinit Sokol Mjacaj ka hedhur poshtë në dëshmi teorinë e marrjes së armës përmes dronit, dhe ka thënë se e ka marrë dorazi, por pa treguar emrin e personit që ia ka sjellë brenda burgut. Thotë se nuk e mban mend ditën e saktë se kur e ka pasur armën e ndaluar në qeli, por përafërsisht thotë para 20 ditësh.

Prokuroria e Elbasanit që po heton vrasjen, dyshon se në këtë ngjarje të rëndë janë përfshirë edhe punonjës të burgut. Një pjesë e kamerave të sigurisë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit në Peqin nuk punonin. E po ashtu edhe skaneri prej kohësh nuk ka punuar por është rregulluar ditët e fundit. 

12 personat e stafit të burgut janë arrestura me urdhër të prokurorisë, për "Shpërdorimin të detyrës", nga drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe gjithë zinxhiri komandues; shefi i policisë së burgut, bashkë me ish-shefin i policisë së burgut, shefi i regjimit në burg, specialisti i informacionit në sallën operative të burgut, 3 policë shërbimi dhe 4 policië të burgut.

Në burgun e  Peqinit dje u mblodhën drejtuesit më të lartë të burgjeve, policisë së shtetit e prokurorisë, përfshirë ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, i cili tha se për Sokol Mjacajn, para krimit brenda burgut, kishte firmosur futjen e tij në izolim në regjimin 41 bis, pa saktësuar se për cilat arsye. 

Pas vrasjes në qelinë e burgut të sigurisë së lartë, niveli i gatishmërisë është rritur në të gjithë sistemin e burgjeve dhe kontrolle të imtësishme kanë nisur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për sende të paligjshme që të dënuarit mund të kenë arritur të fusin në qeli. 

Kur ishte vetëm 20 vjeç Sokol Mjacaj  vrau në makinën e tyre 2 turistë çek pasi i grabiti. Sot, 28 vjeç, i dënuar me burg përjetë, ai do të përballet edhe me 3 akuza të reja “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëmëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të parashikuara nga nenet 79 pika dh e 22, 278/1 dhe 324/a/2 të Kodit Penal.

 12 të ndaluar për “shpërdorim detyre” janë
-Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç
-Shefi i policisë së burgut Qani Muç, 60 vjeç
-Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç
-Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç
-Specialisti i informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç
-3 policë shërbimi Ilir Balla, 46 vjeç, Florene Mile, 43 vjeç, Fatos Pire, 50 vjeç, 
-4 policë të burgut Genci Muça, 49 vjeç, Klement Haka, 44 vjeç, Erjon Çila, 36 vjeç, Indrit Dubali, 41 vjeç

Ora 14:46
Vrasja në burgun e Peqinit, pasi Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin kërcënoi me pistoletë gardianin si dhe u izolua tek dhoma e takimeve me familjarët

1702658271_sokolmjacaj.jpg

Prokuroria e Elbasanit përmes njoftimit për median zbulon se Sokol Mjacaj pasi ka vrarë Arber Lleshin dhe plagosur Indrit Shaqen ka kanosur me pistoletë edhe punonjësin e shërbimit. Më pas është izoluar me armë në dorë në ambjentet e takimeve me familjarët në këtë burg.

"Në datë 15.12.2023 rreth orës 13:52 në ambjentet e regjimit të brendshëm të IEVP Peqin, shtetasi (i dënuar me burgim përjetshëm, i caktuar me vendim gjykate siguri e lartë) Sokol Mjaca me armë zjarri pistoletë ka gjuajtur në drejtim të shtetasit (të dënuar) Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja, duke lënë të vdekur në vend viktimën Arben Lleshi dhe plagosur viktimën Indrit Shaqja. Më pas ky shtetas ka kanosur me armë zjarri në dorë punonjësit e shërbimit si dhe më pas është izoluar me armë në dorë në ambjentet e takimeve me familjarët në këtë burg. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, konkretisht kqyrje e vendit të ngjarjes, deklarimeve të marra, pyetjes së personit nën hetim Sokol Mjaca dhe akteve shkresore të administruara deri në këto momente, arma e zjarrit është futur në IEVP Peqin dhe më pas është mbajtur në dhomë nga i dënuari Sokol Mjaca për një kohë rreth 20 dite. Gjithashtu kjo armë dyshohet të jetë mbajtur prej tij dhe në ambjetet e përbashkëta në këtë burg (ajrim, apo rregjimi brendshëm)"

Ora 14:13
Vrasja në burgun e Peqinit, Prokuroria: Sokol Mjacaj mbajti armën në ajrim dhe qeli! Nuk u kontrollua për 20 ditë! Punonjësit në hetim

1702648991_sokolmjacaj.jpg

Prokuroria e Elbsanit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Mësohet se pas vrasjes së Lleshit, Mjacaj u ka drejtuar armën policëve dhe më pas është vetë-izoluar me armë në dorë në ambientet ku zhvillohen takimet me familjarët.

Në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja pistolete. Ajo çfarë mësohet rishtaz, është fakti se Sokol Mjacaj ka qenë në regjimin ’41 bis’ më herët dhe më pas është transferuar në bllokun ‘B’ të sigurisë së lartë ku vuajnë dënimin personat e dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjatë transferimi të tij në bllokun e sigurisë, nuk është kontrolluar për asnjë moment dhe ky dyshohet të jetë momenti kur Sokol Mjacaj ka arritur të fusë në burg armën të cilën e ka mbajtur brenda qelisë por edhe në ajrim.

Për ngjarjen është vënë nën hetim drejtori i policisë dhe 11 punonjës të zinxhirit komandues nën veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 248 dhe 324/a/2 i K.Penal.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionitë të Përgjithshëm Elbasan ka rregjistruar procedimin penal nr.1549 dt.15.12.2023 për veprat penale të “Vrasja në rrethana cilësuese” nga e cila një e mbetur në tentativë, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 248 dhe 324/a/2 i K.Penal.

Nga kryerja e veprimeve hetimore deri në këto momente rezulton se,

Në datë 15.12.2023 rreth orës 13:52 në ambjentet e regjimit të brendshëm të IEVP Peqin, shtetasi (i dënuar me burgim përjetshëm, i caktuar me vendim gjykate siguri e lartë) Sokol Mjaca me armë zjarri pistoletë ka gjuajtur në drejtim të shtetasit (të dënuar) Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja, duke lënë të vdekur në vend viktimën Arben Lleshi dhe plagosur viktimën Indrit Shaqja. Më pas ky shtetas ka kanosur me armë zjarri në dorë punonjësit e shërbimit si dhe më pas është izoluar me armë në dorë në ambjentet e takimeve me familjarët në këtë burg. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, konkretisht kqyrje e vendit të ngjarjes, deklarimeve të marra, pyetjes së personit nën hetim Sokol Mjaca dhe akteve shkresore të administruara deri në këto momente, arma e zjarrit është futur në IEVP Peqin dhe më pas është mbajtur në dhomë nga i dënuari Sokol Mjaca për një kohë rreth 20 dite. Gjithashtu kjo armë dyshohet të jetë mbajtur prej tij dhe në ambjetet e përbashkëta në këtë burg (ajrim, apo rregjimi brendshëm).

Në vijim të veprimeve hetimore ka dyshime të bazuara se nga punonjësit e shërbimit, nuk janë përmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, që konsiston dalja e të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme. Gjithashtu gjatë transferimit nga ambjentet e godinës të emërtuar si 41 biz ku ka qënë i akomoduar për në godinën B të sigurisë së lartë ku është akomoduar së fundmi i dënuari Sokol Mjaca rezulton se nuk është kryer procedura standarte e kontrrollit fizik dhe të sendeve personale si parashikon skema e sigurisë, si dhe nga ana e autoriteteve të informacionit të burgut nuk është njoftuar ngjarja e ndodhur në orën 13:52 të datës 15.12.2023 në sallën operative të DVP Elbasan apo Komisariatin e Policisë Peqin.

Mbi këtë bazë nga policia gjyqësore është arrestuar në flagrancë shtetasi:

• Sokol Mjaçaj alias Mjacaj, i biri i Fran dhe i Tone, i dtl.14.02.1995, lindur dhe banues në Shkodër, Nj. Adm. Shalë, arsimi 9 vjeçar, profesioni i papunë, gjendja civile beqar, gjëndja gjyqësore i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në IEVP Peqin, si i dyshuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” nga të cilat njëra e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëmëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të parashikuara nga nenet 79 pika dh e 22, 278/1 dhe 324/a/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu me Vendim të Prokurorit të çështjes është urdhëruar ndalimi si te dyshuar për nje krim dhe konkretisht të shtetasve:

1. K.H, me detyrë drejtori i IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marrë masat e duhura ligjore për menaxhimin e sigurisë në burg duke cenuar rëndë sigurinë në këtë institucion.

2. Q.M, me detyrë Shef regjimi, të godinës 41 Bis, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka respektuar detyrimet ligjore të përcaktuara në skemën sigurisë së burgut për kryerjen e kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj nga godina e 41 bis në sektorin B.

3. N.Gj. me detyrë ish shefi i sigurise të IEVP Peqin pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar hyrjen në rregjimin e brendshëm  të armës së zjarrit me të cilën është kryer vrasja.

4. A.D., me detyrë Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar detyrën e tij duke mos njoftuar Sallën operative të Policisë së Shtetit për ngjarjen e ndodhur.

5. I.B., me detyrë punonjës sherbimi Godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

6. F.M., me detyrë polic shërbimi tek godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

7. F.P, me detyrë polic shërbimi, pergjegjes sektori kati i parë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të denuarit Sokol Mjacaj.

8. V.Sh., me detyrë shef regjimi godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marre masat e nevojme per te garantuar respektimin e procedurave të kontrollit në sektorin që ai drejton.

9. G.M, me detyrë shërbim në kollonë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

10. K.H, me detyrë punonjës i rolit bazë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën  e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

11. E.Ç, me detyrë polic shërbimi, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën  e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

12. I.D, me detyrë punonjës roli bazë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

Ora 13:09
Nga drejtori tek policët, EMRAT e zinxhirit komandues në burgun e Peqinit që u ndalua pas ekzekutimit në qeli në Arben Lleshi

1702728709_burg.jpg

Zbardhen emrat e zinxhirit komandues të burgut të sigurisë së lartë të Peqinit ku dje i dënuari përjetë Sokol Mjacaj vrau një tjetër të dënuar përjetë Arben Lleshi

 12 të ndaluar për “shpërdorim detyre” janë

-Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç
-Shefi i policisë së burgut Qani Muç, 60 vjeç
-Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç
-Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç
-Specialisti i informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç
-3 policë shërbimi Ilir Balla, 46 vjeç, Florene Mile, 43 vjeç, Fatos Pire, 50 vjeç, 
-4 policë të burgut Genci Muça, 49 vjeç, Klement Haka, 44 vjeç, Erjon Çila, 36 vjeç, Indrit Dubali, 41 vjeç

Ora 12:09
Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, policia: 12 të ndaluar për shpërdorim detyre, mes tyre drejtori dhe i gjithë zinxhiri komandues

1702725535_burguipeqinit.PNG

Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në burgun e Peqinit. Si pasojë e ngjarjes së rëndë, janë ndaluar drejtori i burgut të Peqinit dhe i gjithë zinxhiri komandues i burgut që ka pasur të bëjë me sigurinë e ambienteve të burgut të sigurisë së lartë.

Në njoftim bëhet me dije se Sokol Mjacaj pas ngjarjes ka kërcënuar me armën e zjarrit edhe punonjësit e tjerë.

Drejtori i burgut dhe zinxhiri komandues akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Konkretisht janë ndaluar:

-K. H., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;

-Q. M., 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;

-N. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;

-V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;

-A. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;

-I. B., 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-F. M., 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-F. P., 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-G. M., 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;

-K. H., 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;

-E. Ç., 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;

-I. D., 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua arma e zjarrit e përdorur në ngjarje, si dhe prova të tjera materiale që do t’i shërbejnë hetimit.

Ora 11:17
U plagos nga të shtënat me armë në burgun e Peqinit, Indrit Shaqja në spitalin e burgut në QSUT! Asnjë familjar nuk e viziton! Si paraqitet gjendja e tij

 

Gazetari i Report Tv, Freard Rista ka raportuar se Indrit Shaqja, i dënuari me burgim të përjetshëm që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë ditën e djeshme në burgun e Peqinit ku u vra Arben Lleshi, sot është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e burgut në QSUT.

Ai do të qëndrojë në spital derisa të rikuperohet nga plagët e marra. Ndërsa jashtë ambienteve të spitalit të burgut në QSUT nuk ka forca shtesë policie pavarësisht se Shaqja konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Që prej pasdites së djeshme, asnjë familjar i tij nuk është paraqitur për t’u interesuar për gjendjen e të plagosurit.

Ora 10:58
Ekzekutimi i Arben Lleshit në burgun e Peqinit, kamerat dhe skaneri nuk punonin! Pistoleta mund të jetë futur dorazi! Dyshohet për vrasje me pagesë

Burime për Report Tv lidhur me vrasjen e Arben Lleshit, bëjnë me dije se dyshohet se arma është futur e plotë dhe dorazi. Një pjesë e kamerave të sigurisë më I.E.V.P., Peqin nuk punonin, edhe skaneri nuk punonte prej shumë kohësh dhe është rregulluar ditët e fundit. Burime nga grupi hetimor thonë se janë ndaluar 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga drejtori e gjithë zinxhiri komandues. Dyshimet janë se ndryshe nga sa pretendon Mjacaj vrasja të jetë bërë me pagesë.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kjo: 17/12/2023 12:00

    KJO ESHT MARJE NE QAF E PUNONJSVE TE POLICIS SE BURGJEVE.... KUR SKE AS GJE TE SAKT FUT NE BURG SA ME SHUME NJERZ TE C8LET SKN LIDHJE ME TE BURGOSURIN OSE BASHKPUNIM ME TE.... DUHET TE GJESH NJE BASKPUNIM ME TE PASTAJ TI FUSESH NE BURG 14 VETE...... PO KTU SKA DREJTESI DERI SA ESH LENE NE DORE RE MINISTRAVE..... CA THOTE MI MINISTRI BEJNE VARTESIT..... SI NE KOHEN E QOFT LARGUT . PRESIN DO FLASI API JO LARTMADHNIA...

    Përgjigju
  • Iris: 17/12/2023 02:28

    Ve bast qe arma ka ardhur pjese,pjese dhe eshte montuar brenda,vertet kontrolle nuk ka patur,por dhe ata qe e kane futur jane treguar te kujdesshem,Me beri pershtypje qe policet nuk e vrane ne vend,ose nuk e neutralizuan kete Mjacajn! Nuk jane te armatosur,nuk kane nje stun gun/taser,nuk kane nje pepper spray gun,por u desh te vinte Renea?! Per cfare jane vene aty,te ruajne vrases,apo lope?! Duhet te ishin pergjuar telefonatat dhe takimet me vizitoret dhe per rastin konkret,duhet pare se cili i burgosur ka ardhur/transferuar kohet e fundit ne burgun e Peqinit dhe lidhjet e tija jashte,ose ne burgjet e tjera.Jo cdo,porosi,sekserllek,pagese krimi behet me telefon,ka qe behen dorazi e gojazi,miku i mikut,shoku i shokut! S.d.q.ky ishte nje deshtim komplet i zinxhirit komandues.20 dite me arme ne qeli e ne ambientet e ajrimit si Boletini ne Londer dhe askush nuk kishte nderhyre,sikur ishte ne shtepi e jo ne burg te sigurise se larte!! Ministri duhet te jape doreheqjen,z.Lleshi e dha per hic-asgje,kurse ketij Manjes,burgjet i kane dale nga kontrolli dhe akoma drejton!

    Përgjigju
    • O bo bo.: 17/12/2023 09:00

      Vetèm se ajo puna e Isa Boletinit me armèn, èshtè thjesht njè legjendè urbane. Kjo qè ndodh nè burgun e Peqinit, èshtè realiteti. Aty ku pislliku dhe degjenerimi pèrjetohet nga çdokush nè formèn e rènies sè çdo strukture shtetèrore, nuk èshtè larg as Ulsi Manja. Arrestohet drejtori i burgut sè sigurisè sè lartè dhe pothuaj gjithè vartèsit e tij PÈR BASHKÈPUNIM NÈ KRIM, mirèpo Manja thotè,,unè kam gjithçka nèn kontroll. Duhet njè instancè nè kètè rrumpallè, qè i ndal kèta tipa, qè "shkèlqejnè" ose me korrupsion, ose me shkatèrrimin e gjithçkaje shtetèrore shqiptare.

  • Realiteti: 16/12/2023 19:34

    Çudia me e madhe tre dite zgjat. Do harrohet, policet dhe drejtori i burgut do lirohen ose gjykim i shkurtuar. Ai kerma do jetoje se RENEA e la te gjalle. Ata qe e paguan dhe ndihmuan nga brenda nuk do zbulohen. Manja prape minister. Kjo eshte shqiperia e coptuar nga parate e droges.

    Përgjigju
  • I drejti: 16/12/2023 18:53

    Po ky trimii. Qenka dhe trim dhe frikacak. Paska dash sicuri per veten. E paska friken vdekjes. Frikacak njeri I ult

    Përgjigju
  • populli: 16/12/2023 16:51

    kshu eshte kure ska ligje me vdekje te gjith behen trima ja var nje dhe shikoe si behen te gjith si pula

    Përgjigju
  • AltinTop: 16/12/2023 14:52

    Sa per kuriozitet, a mban pergjegjsi minstrat perkates ai i drejtesise dhe i brendshem??

    Përgjigju
    • Zyroxou: 16/12/2023 17:33

      Shkelqesia e tij Zotnirrota ministri thote se nuk eshte cenuar siguria ne burgje. Une jam shume kurioz te di. A kuptojne çfare thone keta udheheqesit tane?

  • Shiku: 16/12/2023 13:18

    Kokat aty po festojne tani,Pedagogu,Toto Rina, Kakami,Mandela, me mire brenda se jashte

    Përgjigju
  • Gimi: 16/12/2023 13:03

    Kola d’anti I burgut nje injorant, mafioz, i pashkolle dhe policet te lodhun me kriminelet qe konsiderojne burgun si hotel me 5 yje ! Taksapaguesi i jep mundesine nje krimineli nga Lotaj te Dugagjinit te ushqehet! Ai vrau nje femije per varese floriri. Vrau barbarisht dy vizitore te huaj, dhe sot arrin te vrasi ne burg me pistolete ! Çudia e drejtesise shqiptare.

    Përgjigju
  • Askushi: 16/12/2023 12:58

    Eshte interesant fakti qe kjo jashtqitja humane kerkoi garanci per jeten e tij para se te dorzohej po vrau 3 persona pa pike meshire per jeten e tjetrit…..ne raste denimi me vdekje me shkrirje ne acid duhet aplikuar……i duhet mbajtur vetem truri per ta studjuar shkenca deri ku arrin mizoria njerezore

    Përgjigju
  • Ushnja: 16/12/2023 12:56

    Aty ka dor policia 100% për mendimin tim,se dotë kenë marë një dorë të mirë parash për ta eleminuar këtë kriminelin,po ky ka qënë i eleminuar me burgim të përjetshëm.

    Përgjigju
  • Mjacaj: 16/12/2023 12:43

    Ky vrau nje femije ne dukagjin per nje varse Pastaj vrau dhe cifin çek, ka vra dhe tjere dhe ka grabit Por ska denonncime, dhe kjo ne burg ishte nje vrasje me pagese E futur arma nga policia e burgjeve dhe me urdher te drejtorit madh Se ska shance te levize miza pa urdher Ai vete i ka bere te gjitha pislleqet ne te gjitha burgjet Dhe po vazhdon ti beje me te fortit vip duke i takuar personalisht Dhe duke bere marrveshje me to nder te cilat ishte dhe kjo me pagese E cila e lidh dhe si patriot malsor . Cdo gje behet me marrveshje dhe me dijeni tr drejtorit te pergjithshem Dhe bashkepunim me kriminelet vip qe jane neper burgje Te cilet japin urdhera dhe bejne marveshje gjoja te ndihmojne familjet Duke bere kto krimin dhe leket i cohen familjes pasi skane asnje shprese tjeter per te dale, me kte rast ndihmojne femijet dhe familjen me kto krime plerat...

    Përgjigju
  • Ad malsori: 16/12/2023 12:37

    Ju vute drejtor burgu nje idiot kapter garde E bete oficer policie e drejtor i pergjithshem i burgjeve Vetem turpe po beni spaskeni pike ftyre e sedre Kudo korrupsion te degjeneruar AKU,Dr policise, Dr Burgjeve, Pastrimi parase, Krimi ekonomik me Erjon ashashin, kryetaret e bashkive ish kriminele e kontrabandist

    Përgjigju
  • Adi: 16/12/2023 11:52

    A ca je ti or mik shkove vrave ciftin chek per nje telephone ti do vare per llape o djale Jo te mbash me buke deri ne vdekje..ti je djall qe hecen ne toke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?