Vrasja në burgun e Peqinit, pasi Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin kërcënoi me pistoletë gardianin si dhe u izolua tek dhoma e takimeve me familjarët

16 Dhjetor 2023, 14:46| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 14:50

  • Share

1702658271_sokolmjacaj.jpg

Prokuroria e Elbasanit përmes njoftimit për median zbulon se Sokol Mjacaj pasi ka vrarë Arber Lleshin dhe plagosur Indrit Shaqen ka kanosur me pistoletë edhe punonjësin e shërbimit. Më pas është izoluar me armë në dorë në ambjentet e takimeve me familjarët në këtë burg.

"Në datë 15.12.2023 rreth orës 13:52 në ambjentet e regjimit të brendshëm të IEVP Peqin, shtetasi (i dënuar me burgim përjetshëm, i caktuar me vendim gjykate siguri e lartë) Sokol Mjaca me armë zjarri pistoletë ka gjuajtur në drejtim të shtetasit (të dënuar) Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja, duke lënë të vdekur në vend viktimën Arben Lleshi dhe plagosur viktimën Indrit Shaqja. Më pas ky shtetas ka kanosur me armë zjarri në dorë punonjësit e shërbimit si dhe më pas është izoluar me armë në dorë në ambjentet e takimeve me familjarët në këtë burg. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, konkretisht kqyrje e vendit të ngjarjes, deklarimeve të marra, pyetjes së personit nën hetim Sokol Mjaca dhe akteve shkresore të administruara deri në këto momente, arma e zjarrit është futur në IEVP Peqin dhe më pas është mbajtur në dhomë nga i dënuari Sokol Mjaca për një kohë rreth 20 dite. Gjithashtu kjo armë dyshohet të jetë mbajtur prej tij dhe në ambjetet e përbashkëta në këtë burg (ajrim, apo rregjimi brendshëm)"


Lajmi kryesor:

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, arrestohet drejtori dhe 11 punonjës! Sokol Mjacaj 20 ditë me armë në burg, e mbante në qeli dhe ajrim


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?