Vrasja në Elbasan, Policia: 33-vjeçari qëlloi bashkëmoshatarin pas një konflikti çasti

17 Gusht 2022, 22:33| Përditesimi: 17 Gusht 2022, 23:07

  • Share

1660768596_elbasannn.jpg

Policia ka dhënë njoftim zyrtar pas atentatit në Elbasan. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikt për motive të dobwta. 20-vjeçari K.SH. ka qëlluar me armë zjarri Madrit Ulqinaku

"Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen "Kongresi",  Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. 


Lajmi kryesor:

Vrasje në Elbasan, 20-vjeçari qëllon me armë zjarri 33-vjeçarin pas një konflikti çasti! VIDEO nga vendi i ngjarjes, viktima i shtrirë në tokë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?