Vrasja në Gjorm të Vlorës, flet kryetari i Shoqatës së të Verbërve: E pamundur që një i verbër të mund të dhunojë! Drejtësia do të thotë fjalën e fundit

7 Shtator 2023, 19:32| Përditesimi: 7 Shtator 2023, 19:43

  • Share

Për shoqatën e të verbërve është e paimagjinueshme që i moshuari, i verbër i cili u vra 6 ditë më parë nga djali i tij, në fshatin Gjorm të Vlorës të ketë ushtruar dhunë sistematike ndaj të birit, i cili vendosi t’i merrte jetën babait të tij të verbër duke vendosur kallëpe me tritol brenda një sobe gazi.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, kryetari i shoqatës së të verbërve Ardian Hysa komentoi ngjarjen e rëndë që tronditi Vlorën mëngjesin e 1 shtatorit.

Sipas tij , dyhsimet se Durmish Glluçaj dhunonte rregullisht djalin e tij 23-vjeçar, i cili i mori dhe jetën në formë hakmarrje janë të palogjikshme dhe të paimagjinueshme.

“Ngjarja është tragjike dhe tragjizmin e kësaj situate e shton fakti se kemi të bëjmë me një viktimë që është i verbër dhe është person me aftësi të kufizuara. Reagimi ynë, si shoqatë ka qenë i tillë për faktin se është e vështirë, për mua faktikisht është groteske të mendosh se një person me aftësi të kufizuara, totalisht i verbër të ushtrojë dhunë sistematike ashtu sikurse dyshohet. Është tragji-komike të mendosh se një i verbër 50-vjeçar, të ushtrojë dhunë ndaj një djaloshi të ri 23-vjeçar, pasi një person me aftësi të kufizuara është një person që njeri, i cili ka dëmtime afatgjata fizike, psikologjike, intelektuale dhe shqisore që në bashkëveprim me pengesat e tjera e bëjnë të pamundur përfshirjen dhe integrimin e tyre në shoqëri. Pra nga ky përkufizim si mund të ndodhë që një i verbër, që nuk ka mundësi të shoqërohet dhe të ecë vetëm të ushtrojë dhunë”, u shpreh kryetari i shoqatës së të verbërve.

Ndërsa theksoi pamundësinë e ushtrimit të dhunës nga viktima i verbër, Hysa foli edhe mbi problematikat për komunitetin e të verbërve dhe aq më tepër të atyre që duan të nisin studimet në fillim të këtij viti të ri shkollor.

Për Hysën, problematikat e komunitetit që ai përfaqëson janë të pafundme por qasja e tyre drejt arsimimit ka boshllëqe të cilat janë krijuar nga mungesa e vëmendjes së duhur të institucioneve.

 “Problematikat e komunitetit të të verbërve janë shumë komplekse. E vërteta është që prej 2013-2014 ka një lloj ngadalësimi në mënyrën se si dhe sa duhen mbështetur personat e verbër. Dikur ne kemi pasur një vendim me MAS ku ishin të përcaktuara kuotat e të verbërve të cilët duhet të arsimoheshin, në këtë kohë ne nuk e kemi këtë sepse i është deleguar kompetencat vetë universiteteve dhe kjo ka sjellë rënien e numri të të verbërve të cilët duan të frekuentojnë shkollat e larta. Në këtë pikë ne shpresojmë që ky vendim të rikthehet sepse arsimimi i shërben të verbërve jo vetëm në integrimin e tyre por edhe në përfshirjen e tyre në tregun e punës”, u shpreh Hysa.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/09/2023 00:44

    100 % dakord me ju zoteri.Ne nje koment qe kam bere me perpara per kete rast,shpreha dyshimin se djali genjente dhe se tritolin e ka fshehur ne sobe si vendi i fundit qe mund te dyshohet,apo te kontrollohet per tritol dhe i ndjeri babai i tij i verber pa e ditur c'kishte fshehur i biri ka ndezur soben dhe ndodhi ajo qe ndodhi.Nuk duhet harruar qe ju gjet dhe arsenal te birit ne shtepi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?