Çifti i bashkëshortëve Nakoleci dhe vendi ku ndodhi vrasja

Kosova & Rajoni

Vrasja në Greqi, trondit motra e viktimës: E përdhunoi që të mbetej shtatzënë dhe të mos divorcohej! E kërcënonte me fëmijët

25 Gusht, 09:23| Përditesimi: 25 Gusht, 09:34

  • Share

Çifti i bashkëshortëve Nakoleci dhe vendi ku ndodhi vrasja

Detaje të reja po dalin në dritë rreth vrasjes në Volos të premten, ku 40-vjeçari pandeli Nakoleci, me precedentë penalë dhe i kartelizuar për probleme të shëndetit mendor, akuzohet se vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve të tyre.

Ai akuzohet për vrasje me dashje dhe dhunë në familje, teksa nesër do dalë për masë sigurie në gjykatë. Pas vajzës së tij që deklaroi se do hakmerrej, tani është motra e viktimës që jep detaje tronditëse nga dinamika e dhunës në familje.

Motra e 36-vjeçares foli edhe për abuzimin seksual që viktima përjetoi brenda martesës së saj. Ajo zbuloi se gruaja duroi dhunë fizike dhe seksuale, me bashkëshortin e saj që e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim për ta mbajtur ‘robëreshë’, që të mos divorcohej.

“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh”, tha ajo, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se “nëse ajo divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq”, informon media.

Sipas saj, çifti u takua në një moshë të re. Megjithatë, sjellja e burrit ndryshoi në mënyrë dramatike kur ata patën fëmijë.

"Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte atë", tha motra e 36-vjeçares, duke shtuar:

"Ai e la shtatzënë me qëllim. E përdhunoi që ajo të mos divorcohej prej tij", tha ajo, duke përshkruar ngjarjet e tmerrshme që ndodhën në jetën e çiftit, të cilat në fund përfunduan në tragjedi. "Ai e kërcënoi se nëse ajo do të divorcohej prej tij, do t'i bënte më keq, madje edhe fëmijëve të tij. Do t'i rrihte", tha ajo.

Dhe më pas ajo vijon e tregon historinë e lidhjes së tyre dhe se si ai ndryshoi menjëherë.

"Motra ime u dashurua me këtë kopil që në moshë të vogël. Kur ajo lindi fëmijë, ai ndryshoi, u bë abuziv dhe e rrihte. Ai u thoshte fëmijëve: 'Rrini larg, mbylleni gojën' dhe e rrihte para tyre", tha motra e viktimës.

Siç theksoi ajo, kjo situatë kishte vazhduar prej shumë vitesh, ndërsa frika për jetën e fëmijëve të saj ishte ajo që e pengoi 36-vjeçaren të denonconte bashkëshortin e saj tek autoritetet.


Lajmi kryesor:

Greqi/ Shqiptari që vrau gruan pyet vajzën: A e dije se nëna jote më tradhtonte?! Motra e viktimës: E përdhunoi që ta linte shtatzënë dhe të mos divorcohej


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?