Gjetan Dalipi, kunati i 65-vjeçarit Selim Velsulës që u vra me thikë nga 32-vjeçari Hazbi Velsula, thotë se nuk ishin në dijeni të një konflikti mes tyre. Sipas tij, ai rrinte çdo ditë me 65-vjeçarin dhe se nuk i kishte thënë asgjë për ndonjë konflikt të mundshëm.
Dalipi tha gjithashtu se ka qenë një elektricist që e ka parë 65-vjeçarin të shtrirë përtokë, i cili ka njoftuar menjëherë policinë dhe familjarët.
“Kur u ktheva nga Tirana, më merr vëllai dhe më tregon ngjarjen. Erdha direkt, kishte dy orë që kishte ndodhur ngjarja. Nga ora 5-6 pasdite. Unë nuk kam dijeni se kam pasur qëndruar me Selimin. Autori këtu banonte por ishte larguar. Mund të ketë ardhur para dy ditësh. Edhe Selimi s’më ka thënë se ka mosmarrëveshje. Nuk kanë pasur asnjë konflikt pronësie. Ne nuk dimë asgjë për çfarë e ka bërë krimin. S’dihet asgjë se nuk ka pasur njeri tjetër aty. E ka parë rastësisht një elektricist, ka qenë duke punuar te kanali. Ka kaluar me fuoristradë, e ka parë të shtrirë, i cili ka njoftuar policinë dhe familjen.”, tha Dalipi.
Lajmi kryesor:
Vrau me thikë kushëririn në Klos, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë, dyshohet për motive pronësie! Vajza e viktimës kërkon drejtësi: S’ja falim gjakun
Xh.D/r.k./ReportTv.al
