Fotoja e Jordhan Pelivani, një djali shqiptar që jeton e punon në Greqi, është shpërndarë nga shtypi grek duke pretenduar se është Erion Pelivani 33-vjeçari i vrarë në Volos të Greqisë nga kunati i tij pasi ky i fundit e akuzonte se i ka përdhunuar vajzën që kur ajo ishte 9 vjeçe.
Pas shtypit grek dhe ai shqiptar ka marrë foton e Jordhan Pelvanit një inxhinier i suksesshëm shqiptar në Greqi dhe e kanë ngatërruar me foton e Erion Pelivanit për shkak të mbiemrit të ngjashëm.
Kanë qenë familjarët e Jordhan Pelivanit që u kanë bërë thirrje mediave që ta heqin foton e tij, pasi po denigrohet pa shkak.
Ky është Jordhan Pelivani, eshte nje inxhinier i sukseshëm, qytetar model dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.
Ky është Erion Pelivani i dyshuar si përdhunues dhe i vrarë nga babai i vajzës
Lajmi kryesor:
'Më përdhunoi vajzën 9-vjeçe', shqiptari vret kunatin në Greqi, vetëdorëzohet në polici: Vrava njeriun që më helmoi fëmijën
B.K/ReportTv.al