GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos në Greqi, pasi një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë kunatin e tij 33-vjeç, Erion Pelivani po shqiptar.
Siç raporton ‘Protothema’, autori ka vrarë me arme gjahu, të cilën e kishte me leje, vëllain e gruas së tij të dytë dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin.
Në polici 50-vjeçari shqiptar ka deklaruar se e ka marrë vendimin për të vrarë kunatin, pasi mëngjesin e së martës (9 janar), vajza e tij 18 vjeçe i ka treguar se 33-vjeçari e kishte përdhunuar, që në moshën 9-vjeçare.
Ai me lot në sy u ka thënë autoriteteve: ‘Kam vrarë njeriun që më helmoi fëmijën’!
Gjithashtu vajza, nga martesa e parë, i ka treguar të atit se kohët e fundit viktima e shantazhonte se do t’i publikonte video dhe foto intime gjatë akteve të tij, duke i kërkuar një shumë parash, pasi ajo kishte filluar punë!
Autori 50-vjeçar është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e parë. Gruaja e parë ka humbur jetën në një aksident rrugor, ndërsa me gruan e dytë dhe njëkohësisht motrën e viktimës ka një fëmijë.
Autoritetet policore kanë sekuestruar armën e gjahut, ndërsa vajza do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Fotoja e Jordhan Pelivani, një djali shqiptar që jeton e punon në Greqi, është shpërndarë nga shtypi grek duke pretenduar se është Erion Pelivani 33-vjeçari i vrarë në Volos të Greqisë nga kunati i tij pasi ky i fundit e akuzonte se i ka përdhunuar vajzën që kur ajo ishte 9 vjeçe.
Pas shtypit grek dhe ai shqiptar ka marrë foton e Jordhan Pelvanit një inxhinier i suksesshëm shqiptar në Greqi dhe e kanë ngatërruar me foton e Erion Pelivanit për shkak të mbiemrit të ngjashëm.
Kanë qenë familjarët e Jordhan Pelivanit që u kanë bërë thirrje mediave që ta heqin foton e tij, pasi po denigrohet pa shkak.
Ky është Jordhan Pelivani, eshte nje inxhinier i sukseshëm, qytetar model dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.
Ky është Erion Pelivani i dyshuar si përdhunues dhe i vrarë nga babai i vajzës
50-vjeçari shqiptar ka shpjeguar në polici arsyet që e çuan të vriste kunatin e tij 33-vjeçar pasi dyshohet se i përdhunoi vajzën që në moshën 9-vjeçare.
‘Më helmoi fëmijën, bëra atë që duhej, jam baba’, tha ai në polici, duke shtuar se e kuptoi se diçka që nuk shkonte kur vajza e tij filloi t'i kërkonte shpesh para.
‘Herën e fundit që vajza ime studionte, më kërkonte t'i dërgoja para. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku jeton më telefonoi duke thënë se i kishte borxh qiranë, ndërsa unë dhe nëna ime po i dërgonim para të rregullta. Kur fola me fëmijën për të parë se çfarë po ndodhte, ajo filloi të qante dhe të më tregonte gjithçka që kishte përjetuar me 33-vjeçarin që e përdhunonte dhe videot që ai kishte duke e shantazhuar dhe duke i marrë paratë”.
Bashkëshortja e autorit dhe motra e viktimës në Greqi, ka folur në lidhje me vrasjen e vëllait të saj nga 50-vjeçari shqiptar, pasi e bija i kishte rrëfyer se ai e kishte përdhunuar në moshën 9-vjeçare.
Ajo ka treguar se rasti doli në dritë tre ditë më parë, pasi deri atëherë 18-vjeçarja nuk kishte përmendur asgjë për përdhunimet.
Nga ana tjetër, ajo shton se, as i vëllai nuk i kishte lënë të kuptonte se po e bënte një veprim të tillë, duke mos ngjallur asnjë lloj dyshimi.
“Këtë e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mohonte. As vajza nuk më tha gjë. Më pas, i ati e mori vesh dhe e vrau. Më mori në telefon dhe më tha: “Të vrava vëllanë”, u shpreh e njerka e 18-vjeçares së abuzuar.
Një krim i rëndë ka ndodhur në Volos në Greqi, pasi një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë gjahu kunatin e tij 33-vjeç, po shqiptar.
Në polici ai tha se e ka ekzekutuar pasi i ka përdhunuar vajzën e tij kur ka qenë në moshën 9-vjeçe. Mediat greke raportojnë se 50-vjeçari kishte lënë një takim me 33-vjeçarin mbrëmjen e së martës në zonën ‘Asteria’ të Agria, me një pretekst të parëndësishëm.
50-vjeçari, pasi ka marrë armën në banesë, i ka kërkuar 33-vjeçarit të takoheshin me preteksin se iu ishte prishur makina duke i ngritur kurth për ta vrarë. Më momentin që janë takuar fillimisht e ka goditur me tytën e armës në kokë dhe kur i riu ka tentuar t’i marrë pushkën e ka qëlluar për vdekje.
Sipas informacioneve, 33-vjeçar është gjetur me plagë në fytyrë dhe plagë me armë zjarri në gjoks.
Autoritetet policore kanë vazhduar me konfiskimin e armës së gjahut, ndërsa për viktimën është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.
Keto ngjarje kaq te dhunshme dhe te dhimbshme vene te gjithe prinderit perpara nje pergjegjesie te madhe ndaj femijeve.Duhet te tregohet nje kontrollosh dhe kujes i madh per femijet per ti mbajtur sa me larg nga keta mostra nga keta njerez te semur!
PërgjigjuDegjenerim total, çfarë monstrash paska pas aj vend, sikur të ngjallet Enveri ti shfarose rracen e tyne.
PërgjigjuPushka top, te lumte dora!
PërgjigjuTe lumte ajo dore. Zoti te lehtesofte burgun dhe ishalla del sa me shpejt. Mostra duhej djeg per se gjalli se me ate qe paska ber e paska pas pak nje plumb. Tu behet mesim gjithe mostrave qe femijet nuk preken kurre me dore se jane engjej te zotit.
PërgjigjuPer pedofilet duhet vetegjyqesi se eshte krimi me i ndyre qe ekziston. Shpresoj qe gjykata te marre parasysh rrethanat lehtesuese per babain.
PërgjigjuSi qen ka ikur nga kjo jete ai maskara ,se ne te vertet ashtu ishte .
PërgjigjuCmenduri, po te degjojme cmenduri. Ne vetem nje jave te vitit. O Zot cfare po i ndodh Shqiptareve
PërgjigjuE ke bere detyren e babait.
PërgjigjuTe lumte dora. Ai qe duhet te ishte nje nga engjejt mbrojtes te femijes, qelloi te ishte dhunuesi i saj, keshtu qe meritonte ate qe mori.
PërgjigjuNuk eshte daja, eshte vellai i gruas se dyte, vajza nuk eshte me gruan e dyte! Edhe pse jam kunder dhunes ne pergjithesi, këta lloj pedofilesh, maskarenjsh vetem vdekjen meritojne! Babai ka bere detyren si baba!