Një krim i rëndë ka ndodhur në Volos në Greqi, pasi një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë gjahu kunatin e tij 33-vjeç, po shqiptar.
Në polici ai tha se e ka ekzekutuar pasi i ka përdhunuar vajzën e tij kur ka qenë në moshën 9-vjeçe. Mediat greke raportojnë se 50-vjeçari kishte lënë një takim me 33-vjeçarin mbrëmjen e së martës në zonën ‘Asteria’ të Agria, me një pretekst të parëndësishëm.
50-vjeçari, pasi ka marrë armën në banesë, i ka kërkuar 33-vjeçarit të takoheshin me preteksin se iu ishte prishur makina duke i ngritur kurth për ta vrarë. Më momentin që janë takuar fillimisht e ka goditur me tytën e armës në kokë dhe kur i riu ka tentuar t’i marrë pushkën e ka qëlluar për vdekje.
Sipas informacioneve, 33-vjeçar është gjetur me plagë në fytyrë dhe plagë me armë zjarri në gjoks.
Autoritetet policore kanë vazhduar me konfiskimin e armës së gjahut, ndërsa për viktimën është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.
Lajmi kryesor:
'Më përdhunoi vajzën 9-vjeçe', shqiptari vret kunatin në Greqi, vetëdorëzohet në polici: Vrava njeriun që më helmoi fëmijën
M.Q./ReportTv.al