Dyshohet se Petrit Vuksani që mbeti i vrarë ditën e sotme në Shkodër është qëlluar me armë zjarri nga qiramarrësi që i kishte marrë me qira banesën. Lekë Vuksani dyshohet se është autori, i cili e qëlloi për vdekje 51-vjeçarin dhe më pas u largua në drejtim të paditur.
Petrit Vuksani jeton prej vitesh jashtë shtetit dhe banesën ia kishte dhënë me qira Lekë Vuksanit, të afërmit të tij. Petrit Vuksani i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e qirasë, por dyshohet se ata kanë debatuar dhe më pas Lekë Vuksani ka qëlluar në drejtim të 51-vjeçarit.
"Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V", njofton policia.
Lajmi kryesor:
Vritet 51-vjeçari në Shkodër, qiraxhiu e qëllon me armë në banesë! Shkak pagesa e qirasë! Viktima 1 muaj më parë u kthye nga Anglia (VIDEO+FOTO)
SI.E./ReportTv.al