Policia e Shkodrës ka dhënë informacionet e para në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës në zonën e livadheve në Shkodër.
" Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", thuhet në njoftimin e policisë.
Lajmi kryesor:
Ekzekutohet me plumb në gojë 32-vjeçari në Shkodër, i zhdukur para 3 ditësh! Babai i 3 fëmijëve i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde e grabitje!
K.T./b.ha./ReportTv.al