Vrasja në Tiranë, menaxheri i barit: S’kishte konflikt brenda lokalit, gruaja shtatzënë e viktimës ishte në tavolinë, u largua 5 minuta para atentatit

5 Janar 2022, 11:01| Përditesimi: 5 Janar 2022, 12:14

  • Share

Menaxheri i lokalit ku ndodhi atentati një ditë më parë në “Don Bosko” në Tiranë, Daniel Lika ka thënë se sulmi me armë ka ndodhur në mënyrë të papritur. Ai tha se nuk ka pasur asnjë konflikt mes autorëve dhe viktimës e të plagosurve brenda ambienteve të lokalit. Menaxheri shprehet se viktima dhe të plagosurit po konsumonin kafe dhe ishin me gratë e tyre, ndërsa ato ishin larguar vetëm 5 minuta pasi në drejtim të tyre të qëllohej me breshëri kallashnikovi.

 “Unë kam qenë te lokali te lokali brenda, ka ardhur një makinë tip C-Class dhe kanë gjuajtur në drejtim të lokalit, në drejtim të tavolinës ku kanë qenë ulur personat dhe aty kanë qenë 4-5 persona. Më parë kanë qenë gratë e tyre, rreth 5 minuta më vonë kanë ikur gratë dhe kanë ardhur disa persona të tjerë që kanë gjuajtur në drejtim të atyre. Për pjesën e lokalit, nga stafi nuk është dëmtuar asnjë siç flitet që një 19-vjeçar është dëmtuar. Nga pjesa e stafit nuk është asnjë i dëmtuar. Erdhi ambulanca, ambulanca ka kaluar rreth 20 minuta, 30 minuta gati që Ushtaraku është afër, ka ardhur pas gjysmë ore gati. Kurse trupi i pajetë ka ngelur atje për gati 1 orë, 1 orë e ca. Në lokal nuk ka ndodhur asnjë problem, edhe neve na ka ardhur papritur. Kanë qenë klientë të përhershëm, kanë këtë tabakinon këtu”, tha Lika.


Lajmi kryesor:

Vrasja në Tiranë, objektiv i akuzuari për drogë në Itali dhe dy nipërit e tij, autorët i ruajtën kur të ishin së bashku! Në tavolinë me gratë e tyre, u larguan 5 minuta para atentatit


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?