Vrasja në Tiranë, objektiv i akuzuari për drogë në Itali dhe dy nipërit e tij, autorët i ruajtën kur të ishin së bashku! Në tavolinë me gratë e tyre, u larguan 5 minuta para atentatit

5 Janar 2022, 09:01| Përditesimi: 5 Janar 2022, 21:54

  • Share

TIRANË- Nga vrasja që tronditi Tiranën pasditen e 4 janarit nuk ka ende asnjë autor të identifikuar, ndërsa pistë hetimi mendohet të jetë e kaluara e dajës dhe nipërve të tij, njëri prej të cilëve mbeti i vdekur nga breshëria e kallashnikovit. Sipas gazetarit të Report Tv, Sokol Dema objektiv i atentatit dyshohet se ka qenë Edmond Crroj, 41 vjeç, i akuzuar në Itali për trafik drogë dhe dy nipërit e tij, Blerim Çela, 28-vjeç dhe Erion Çela, 35-vjeçari.  

Autorët i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e dajës dhe kanë pritur rastin që ta gjejnë së bashku me dy nipërit për të kryer sulmin. Crroj rezulton me precedent të theksuar kriminal jashtë vendit, ku është akuzuar në Itali për trafik droge, i cili mbeti i plagosur në bark dhe këmbë. Po ashtu i plagosur mbeti edhe Blerim Çela, ku plumbat e kanë prekur në këmbën e djathtë dhe në fytyrë, ndërsa humbi jetën vëllai i tij Erion Çela.

Erion Çela, i njohur edhe me emrin Adriatik Çela, por nga sa mësohet ai nuk rezulton të jetë një person me precedent penal.

Nga breshëria e kallashnikovit mbetën të plagosur edhe miku i dajës dhe nipërve të tij, Arben Dani, 46 vjeç, i cili kishte ardhur nga Durrësi për t’i takuar. Ai mori plagë në këmbë. Daja me nipërit dhe mikun e tyre po konsumonin një kafe në lokalin ngjitur me dyqanin e cigareve, Tabakino "Tiku 2021" që ishte në pronësi të viktimës dhe kishte vetëm 6 muaj që e kishte hapur.

Ndërsa Azbi Selimaj, 19 vjeç, i cili fillimisht u raportua i kamarieri, në fakt ishte klient i ulur në tavolinën ngjitur dhe nuk ka asnjë lidhje me të përfshirët e tjerë në ngjarje. Ai mbeti i plagosur në shpatull nga të shtënat me armë. Të plagosurit u dërguan në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Gjithashtu në vendngjarje policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë, pasi të gjitha kanë mbetur në makinën e autorëve. Mbrëmjen e djeshme policia ka tentuar të marrë në pyetje dy nga katër të plagosurit që ndodhen në Spitalin e Traumës, por as dëshmia e Arben Danit dhe Azbi Selimaj nuk i ka ndihmuar hetuesit për të identifikuar autorët.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë mundur të shohin asgjë vetëm kur janë hasur me breshërinë e plumbave. 

Atentati ka ndodhur rreth orës 16:15, ku autorët që dyshohet se kanë qenë 3, kanë ardhur nga spitali i Traumës drejt lokalit me një makinë tip Mercedez Benz E-Class me targa AA 125 UK i zi, të cilat dyshohet se i janë vjedhur një Smart-i. Ato kanë qëlluar nga makina në lëvizje me breshëri kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ishte ulur viktima dhe personat e tjerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes drejtim të Traumës, andej dhe nga erdhën. 

Në lokal ka kamera sigurie, ç'ka shton edhe shpresat e hetuesve që mund t'i ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Bilanci i atentatit në 'Don Bosko'

Viktima

Erion Çela 35-vjeç (me emër të ndryshuar Adriatik Çela)

Të plagosur

Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë, vëllai i viktimës

Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë

Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull (klient në lokal)

Edmond Crroj 41 vjeç, i plagosur në bark dhe këmbë (daja i viktimës)

 

 

Ora 15:46
Del fotoja/ Ky është daja dhe vëllai i viktimës, që u plagosën nga atenati në 'Don Bosko'

1641394254_blerimcelaa001.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Edmond Crroj dhe Blerim Çelës, daja dhe vëllai i viktimës Erion Çela, të cilët mbetën të plagosur ditën e djeshme si pasojë e atentatit në 'Don Bosko'.  Crroj ishte një person me precedentë penale në fushën e narkotikëve në Itali. 

Ora 12:29
FOTO/ U ekzekutua në një lokal mbrëmë në 'Don Bosko', kush ishte 35-vjeçari nga Dibra

1641382034_BUJARCELA.jpg

Erion Çela, 35-vjeç, u ekzekutua mbrëmë në një lokal në 'Don Bosko' në Tiranë nga një atentat i mirëorganizuar, objektiv i të cilit ishte ai vetë, vëllai dhe daja i tij.

Gazetari i Report Tv ka siguruar foton e 35-vjeçarit i cili ishte me origjinë nga Dibra, dhe ishte në pritje që shumë shpejt të bëhej baba i  një vajze, pasi e kishte gruan shtatzënë.

Ora 11:23
Vrasja në Tiranë, Meta: Kriminelët po sfidojnë shteti, po kërcënohet jeta e qytetarëve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vrasjen e ndodhur një ditë më parë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Meta shprehet se kjo ngjarje kriminale ka ndodhur në një zonë të populluar ku kriminalët po sfidojnë hapur shtetin dhe po kërcënojnë sigurinë e jetës së qytetarëve.

“Dënoj me forcë ngjarjet kriminale të ditëve të fundvitit dhe të ditëve të para të vitit të ri, të ndodhura në disa qytete të vendit, e veçanërisht ngjarjen fatale në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë, ditën e djeshme, që përfundoi me vrasjen e një shtetasi dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Një akt i tillë kriminal, në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, jo vetëm përbën një sfidë të hapur të grupeve të krimit të organizuar ndaj shtetit dhe institucioneve të tij, por edhe një kërcënim të rëndë për sigurinë dhe për vetë jetën e qytetarëve të Tiranës.

Kjo është rrjedhojë e një sërë aktesh të tjera kriminale, që kanë mbetur të pazbuluara dhe ku autorët nuk janë vënë përpara drejtësisë.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve ligjzbatuese në vend, të forcojnë punën, së pari për arrestimin e autorëve të këtij krimi të rëndë, por edhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet tyre për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen”, shkruan Meta.

Ora 11:01
Vrasja në Tiranë, menaxheri i barit: S’kishte konflikt brenda lokalit, gruaja shtatzënë e viktimës ishte në tavolinë, u largua 5 minuta para atentatit

Menaxheri i lokalit ku ndodhi atentati një ditë më parë në “Don Bosko” në Tiranë, Daniel Lika ka thënë se sulmi me armë ka ndodhur në mënyrë të papritur. Ai tha se nuk ka pasur asnjë konflikt mes autorëve dhe viktimës e të plagosurve brenda ambienteve të lokalit. Menaxheri shprehet se viktima dhe të plagosurit po konsumonin kafe dhe ishin me gratë e tyre, ndërsa ato ishin larguar vetëm 5 minuta pasi në drejtim të tyre të qëllohej me breshëri kallashnikovi.

 “Unë kam qenë te lokali te lokali brenda, ka ardhur një makinë tip C-Class dhe kanë gjuajtur në drejtim të lokalit, në drejtim të tavolinës ku kanë qenë ulur personat dhe aty kanë qenë 4-5 persona. Më parë kanë qenë gratë e tyre, rreth 5 minuta më vonë kanë ikur gratë dhe kanë ardhur disa persona të tjerë që kanë gjuajtur në drejtim të atyre. Për pjesën e lokalit, nga stafi nuk është dëmtuar asnjë siç flitet që një 19-vjeçar është dëmtuar. Nga pjesa e stafit nuk është asnjë i dëmtuar. Erdhi ambulanca, ambulanca ka kaluar rreth 20 minuta, 30 minuta gati që Ushtaraku është afër, ka ardhur pas gjysmë ore gati. Kurse trupi i pajetë ka ngelur atje për gati 1 orë, 1 orë e ca. Në lokal nuk ka ndodhur asnjë problem, edhe neve na ka ardhur papritur. Kanë qenë klientë të përhershëm, kanë këtë tabakinon këtu”, tha Lika.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/01/2022 01:28

    Duhet te kene pasur dhe ndonje /shok/ qe eshte vertitur,ose ka qendruar aty shume afer.Nuk eshte koncidence qe i qellojne 5 min.pas largimit te bashkshorteve.I ka lajmeruar me cel. qe rruga u hap.Tabakerine ia kane ditur ku e kishin dhe vete atentatoret duhet te kene parkuar jo shume larg ne pritje,sepse te vish ne vendngjarje dhe te qellosh pas 5 min., duke llogaritur dhe trafikun nuk eshte dhe aq e lehte.Atentatoret kane parkuar shume afer.Policia te shikoje kamerat e rrugeve perreth dhe cel.qe jane perdorur ne ate zone.

    Përgjigju
  • Tironc: 05/01/2022 14:15

    I shkofte shpirti ne parajse te gjorit...po pse ka nderruar emrin ne qofte se eshte pa precedentë penal...apo per qef...ngushëllime familjes

    Përgjigju
  • Qobani: 05/01/2022 11:36

    Nuk ashtë fort moti nji termet ke në brigjet e detit sa për paralajmrim,a po bindeni npraktik se Shqiptarët jan shum trima mes veti,athua a e meritojn naj tërmet pak ma afër dhe ma të fuqishëm !!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?