Viktima Kudret Saliaj, Dhurata Saliaj dhe i ati i saj, autori Mexhit Picari
Policia e Tiranës ka arrestuar Dhurata Salianj, vajza e Mexhit Picarit, autorit i vrasjes së dhëndrit të tij Kudret Saliaj ditën e sotme në një lokal, e akuzuar si bashkëpunëtor e babait të saj.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 53-vjeçari Mexhit Picari, dyshohet se kreu krimin në bashkëpunim me vajzën e tij, njëherazi bashkëshorte e viktimës.
Dhurata ishte e pranishme sot në lokalin ku babai i saj i ekzekutoi burrin duke e qëlluar 8 herë, 5 prej plumbave e kapën në trup. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Kishte kërkuar divorcin, vjehrri ekzekuton ish-dhëndrin para gjyqit, plagoset avokati! Në pranga autori dhe bashkëshortja e viktimës, bashkëpunuan në vrasje
//ReportTv.al