Vrasja në Velipojë/ Dalin pamjet e sherrit të 28 qershorit në hotel ‘Holiday’! Zanafilla e krimit të dyfishtë që mbrëmë i mori jetën dy të rinjve (VIDEO)

20 Gusht, 20:57| Përditesimi: 20 Gusht, 23:32

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, përballë hotel “Holiday”, ku dy vëllezërit pronarë të hotelit në plazhin e Velipojës, Edmir dhe Gëzim Frroku vranë me armë zjarri 33-vjeçarin Ersild Ishmi dhe kunatin e tij, Arsid Hoxha, 22 vjeç (burri i motrës).

Shqiptarja.com ka siguruar videon e sherrit të datës 28 qershor 2024, nga ku e ka zanafillën ngjarja e rëndë që tronditi Velipojën më 19 gusht 2024.

Në videon e siguruar, dallohet konfilkti që ka nisur fillimisht me biseda dhe më pas është përshkallëzuar në konfrontim fizik mes të pranishmëve në hotel 'Holiday'.

Sipas informacioneve tashmë publike edhe nga policia e Shkodrës, konflikti në fjalë ka ndodhur më 28 Qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të lokalit dhe pronarëve të hotelit.

Ersild Ishmi kishte shkuar për të drekuar në hotel dhe kamerieri në restorant, kushëri me Ishmin ka debatuar me kuzhinierin pasi është vonuar porosia.

Në këtë debat ka ndërhyrë 33-vjecari Ishmi, i cili ka nxjerrë pistoletën në restorantin e familjes Frroku dhe ka kërcënuar me jetë kuzhinierin.

Siç shihet edhe nga pamjet, si fillim palët bisedojnë qetësisht më pas situata agravon në konfrontim fizik. Pjesë e konfliktit shihet se kanë qenë edhe persona të tjerë, mes tyre edhe një grua.


Lajmi kryesor:

Vrasja e dyfishtë në Velipojë/ Në arrati vëllezërit Frroku, pronarë të hotel 'Holiday', arrestohen 2 punonjësit! Viktimat ishin kunetër me njëri- tjetrin (EMRAT)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?