Gjykata e la në arrest shtëpie, arratiset trafikanti i drogës, Alban Gjegji në listën e 22 të shumëkërkuarve në Dibër

18 Nëntor 2018, 11:17| Përditesimi: 18 Nëntor 2018, 15:30

  • Share

U arrestua në muajin shkurt të këtij viti si pjesë e grupit kriminal që trafikonte drogë, por pasi gjykata e nxorri nga qelia në “arrest shtëpie” Alban Gjegji është arratisur. Alban Gjegji u dënua me me 7 vite në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.  Janë këto pamjet ku Gjegji arrestohet më 23 shkurt në një Kullë në zonën e Laçit, e cila ishte banesa e prindërve të tij ndërsa operacioni i asokohe u kodua nga policia “Kulla”.

Por pas këtj arrestimi të bujshëm për policinë, Gjykata e la në “arrest shtëpie”.  Pas vendimit të disa ditëve më parë të gjykaës, Policia ka shkuar në banesën e Gjegjit për të zbatuar vendimin, por ai ishte arratisur, duke detyruar policinë ta fusë sërish në listën e të shumëkërkuarve. 

Gjegji është një nga 22 të kërkuarit në listën e qarkut Dibër publikuar këtë të dielë nga policia e Shtetit, ndërsa mes të kërkuarve rezulton edhe një grua e dënuar për vrasje po ashtu e arratisur nga burgu në vitin e trazirave 1997.

Rasti i Lumije Hoxhës dënuar me 25 vite dhe e larguar nga burgu nuk është i vetmi pa foto pasi në 22 të kërkuar për qarkun e Dibrës janë edhe 11 të tjertë.

Vetëm 10 prej të kërkuarve rezultojnë të kenë fotografi identifikuese ndërsa më shumë se gjysma nuk kanë një të tillë.

Në listën e të kërkuarve për Dibrën rezulton dhe ish-biznesmeni i kromit, Vehap Shehu i dënuar nga drejtësia me 6 vite burg për akuzën e vrasjes.

Lista e plotë e personave më të kërkuar në qarkun e Dibrës

Alban Gjegji, dënuar me 7 vite burg për pjesëmarrje në grup kriminal

Hysni Hastoçi, i dënuar me 25 vite burg për vrasje

Kadri Hoxha, i dënuar me 25 vite burg për vrasje

Ilirjan Gjegji, i dënuar me 25 vite burg, i larguar nga burgu

Lumije Hoxha, e dënuar me 25 vite burg, e larguar nga burgu

Besnik Coka, dënuar me 25 vite burg për vrasje

Sabri Sopoti, dënuar me 24 vite burg për vrasje

Lavdërim Gjinaj, dënuar me 22 vite burg për vrasje

Behar Barçi, dënuar me 18 vite burg për vrasje

Mentor Hasani, dënuar me 17 vite burg për vrasje

Zabit Fisniku, dënuar me 16 vite burg për trafikim femrash

Ermi Skeja, dënuar me 16 vite burg për vrasje

Prend Kola, dënuar me 12 vite burg për mashtrim

Bashkim Shehi, dënuar me 10 vite burg për favorizim prostitucioni

Shaban Kokaj, dënuar me 9 vite burg për largim nga burgu

Albert Daci, dënuar me 8 vite burg për shfrytëzim prostitucioni

Astrit Dedja, dënuar me 7 vite burg për vjedhje me armë

Leo Roçi, dënuar me 7 vite burg për vjedhje me dhunë

Erion Uka, dënuar me 7 vite burg për vrasje

Vehap Shehu, dënuar me 6 vite burg për vrasje

Isak Buna, dënuar me 5 vite burg për kanosje me armë

Denis Havaja, i dënuar me 5 vite burg për marrëdhënie seksuale

Policia njofton:

Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Dibrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.

Më herët gjatë javës, policia e Shtetit ka publikuar emrat e personave më të kërkuar për qarqet Vlorë, Gjirokastër, Fier e Berat.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kola: 19/11/2018 01:53

    Gjyqtarë me Dipllomë PLEPASH dhe me ÇEKAN të ZI prej KRRIMI !?¿!!¿ Krminelë Ordinerë që shesin Drejtësinë me LEK !! Unë personalisht mendoj se KRIMINELËT dhe VRASËSIT më të mëdhenjë të këtij Vendi janë Njerëzit e (PA)DREJTËSISË me Dipllomë PLEPASH !

    Përgjigju
  • lola: 18/11/2018 18:12

    Policia i kap gjykata i leshon, bravo gjykata sa fituat.

    Përgjigju
  • Xll: 18/11/2018 16:58

    Gjyqtar plepash

    Përgjigju
  • Alb: 18/11/2018 15:53

    Vrasje 7 vjet ca jane keto gjykime.

    Përgjigju
  • Koli: 18/11/2018 14:42

    Bëjeni me ligj. Iku nga arresti, zëvëndësojeni me gjyqtarin që ka dhën vendimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?