Kronikë

Atentat në qendër të Shkodrës, 34-vjeçari ekzekutohet duke pirë kafe te një lokal te ‘Kinema Republika’! 2 autorët me motor dhe skafandra e qëlluan disa herë (VIDEO)

4 Shtator, 22:39| Përditesimi: 5 Shtator, 07:08

  • Share

SHKODËR- Qyteti i Shkodrës u trondit mbrëmjen e së enjtes nga një atentat mafioz. 34-vjeçari Kristian Kola ishte duke pirë kafe në mes të qytetit, në një lokal te ‘Kinema Republika’, kur dy autorë kanë qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Report Tv sjell pamjet nga lokali ku ndodhi atentati, ku trupi i viktimës dallohet ende në vendin e ngjarjes.

I riu ka qenë duke pirë kafe në ambientet e jashtme të lokalit, kur dy autorët me motor dhe skafandra në kokë, janë afruar dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Pasi e qëlluan disa herë, dy autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë. Plumbat e kanë kapur të riun në pjesën e gjoksit dhe rezultuan fatal. 34-vjeçari deri më tani nuk rezulton një person me precedentë të mëparshëm kriminal, por dyshohet se më herët ka qenë autor i një plagosjeje.

Efektivë të shumtë kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e saj. Atentati ka ndodhur në mes të qytetit, një zonë e mbushur me kamera sigurie, të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor për të zbardhur dinamikën e plotë dhe për të rënë në gjurmët e autorëve.

Blutë e Shkodrës do të marrin edhe dëshminë e personave që mund të kenë qenë brenda në lokal në momentin e atentatit. Ndërkohë, në të gjitha daljet e qytetit të Shkodrës janë ngritur pika kontrolli.

 

Ora 23:16
Atentati në Shkodër, Policia: 34- vjeçari ndodhej jashtë lokalit, po punohet për kapjen e autorëve

1757020545_kristiankola.jpg

Kristian Kola u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës nga dy persona të ciët u larguan më pas me motorr.

Viktima ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali, në momentin e vrasjes.

Policia e Shkodrës njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar kanë vrarë me armë zjarri 34- vjeçarin.

Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ora 23:13
Report Tv siguron PAMJET e rënda nga vrasja në Shkodër, trupi i viktimës ende i shtrirë në tokë

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendngjarja nga atentati në Shkodër ku u ekzekutua 34- vjeçari Kristian Kola.

Në pamje shihet që viktima është ende i shtirë në tokë, ndërsa në momentin që është qëlluar nga dy autorët ka qenë duke pirë kafe në një lokal në qendër të qytetit.  

 

Ora 23:00
U ekzekutua në një lokal në Shkodër, Report Tv siguron foton e 34-vjeçarit

1757019867_kristiankola.jpg

Report Tv ka siguruar foton e 34- vjeçarit Kristian Kola, që u ekzekutua sot në Shkodër. Viktima ka qenë ulur duke pirë kafe, kur është afruar motorri me 2 persona, të cilët kanë qëlluar disa herë dhe kanë ikur.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se plumbat e kanë kapur 34- vjeçarin në pjesën e gjoksit.

Ora 22:51
Del EMRI, ja kush është 34-vjeçari që u ekzekutua në Shkodër

 

Kristian Kola, 34- vjeç është identifikuar viktima si viktima që është vrarë me aemë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. 

S.B/Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tmerri i Shkodres: 05/09/2025 06:14

    Na thoni kur do bani atentate qe mos te dalim nga shpija se si keni nis keq jane punt....

    Përgjigju
  • Kurioz: 05/09/2025 04:50

    Po nga kush ane ishte ky?

    Përgjigju
  • Lili: 05/09/2025 04:46

    Fiks e the.

    Përgjigju
  • FFshk: 05/09/2025 02:27

    Pa besinat ikyt gja kajn

    Përgjigju
  • Per ty: 05/09/2025 00:09

    Kshu asht kur doi me nejt me bajrat mos rrini me krah t gabum

    Përgjigju
  • Shkodrani i zdrypun: 04/09/2025 23:50

    A thu ishte me silenciator se une nuk ndiva krisma

    Përgjigju
  • Kirasi: 04/09/2025 22:58

    Djemt e valterit e kan ba ket hotel goldenin cerdhe droke e fajdesh tan horat e shkodres . Nuk do e ken gjat as djemt e tij kshu do perfundojn

    Përgjigju
    • anonin: 05/09/2025 04:56

      Po anej nga kirasi kur do kris

    • Turi: 04/09/2025 23:43

      Kush vret sot do te vritet neser keshtu qe asnje te mos mendoj se eshte i paprekshem , eshte vetem ceshtje kohe

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?