Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tetovë. Policia e Maqedonisë së Veriut bën me dije se për vrasjen e 2 personave në fshatin Çellopek është arrestuar 60 vjeçari I.I. Ky i fundit mësohet se ishte kushëri me viktimat.
“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Tetovë, 60 vjeçari vret 2 kushërinjtë e tij pas sherrit për një vendparkim! 1 i plagosur
B.V/ReportTv.al