Babai i Sokol Mjacajt është tronditur kur mësoi lajmin e vrasjes që djali i tij kreu në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit më 15 dhjetor 2023.
“Lajmi për vrasjen na erdhi si bombë” thotë Fran Mjacaj në një prononcim për Report Tv.
I moshuar dhe me vështirësi në dëgjim Frani tregon se familja e tij nuk kishte pasur dijeni për sherre në burg, apo që djali i tyre të ketë pasur konflikte.
Ata punë i dinë vetë dhe nuk kam qenë në dijeni se kanë pasur sherr. Nuk kemi pasur asnjë dijeni. Na ka rënë si bombë. Nuk dinim që ka sherr me kënd. Nuk di çfarë kanë bërë por di që është bërë vrasja. Nuk jam në dijeni për asgjë në botë nuk jam në gjendje të jap asnjë përgjigje” thotë ai për emisionin 'Studio Live" të Arbër Hitajt.
Vrasja e Arben Lleshit dyshohet të jetë kryer me pagesë. Ndërkohë sot prokuroria e Elbasanit ngriti akuzë dhe për shokun e Arben Lleshit Indrit Shaqja, me dyshimet se është përfshirë në krim, bashkë me të dënuarin përjetë Sokol Mjacaj, autori direkt i ekzekutimit të dyshuar si hakmarrje brenda qelive.
Burime nga organi akuzës konfirmuan se ka dyshime se Indrit Shaqja që mbeti i plagosur edhe vetë nga të shtënat me armë zjarri në burg, ka bashkëpunuar me autorin me të cilin ka qenë në të njëjtin burg kohë më parë para se të transferohej në Peqin.
Në dosjen e prokurorisë për ngjarjen, thuhet se Indrit Shaqja lajmëroi Lleshin se po e kërkonin tek dritarja e qelisë kur Mjacaj qëlloi ndaj tij me armë. Ndërkohë policët e burgut kanë dëshmuar se Shaqja e ka ndjekur Mjacajn deri në korridor pas vrasjes duke i thënë pse më vrave shokun.
Ndërkohë në dëshminë e tij ka treguar se janë afruar deri në 200 mijë euro për vrasjen e Arben Lleshit.
Po per vrasjen e ciftit cek si ju erdhi?
PërgjigjuNje i cmendur vrases vret nje vrases te rezikshem.....koken hengeshin se po mbahen me taksat e popullit te varfer.
PërgjigjuHotel me 5 yje or teeeejjjjj