Sokol Mjacaj ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit, pavarësisht se këta të fundit i kanë ofruar statusin e bashkëpunëtorit, me qëllim zbardhjen e plotë të vrasjes së Arben Lleshit, shkruan Klan Tv. Nisur nga kjo, Prokuroria e Elbasanit ka shtuar akoma më shumë dyshimet se Mjaçaj mund të jetë porositur për kryerjen e vrasjes, ndonëse kjo pistë është mohuar kategorikisht prej tij.
Mbi bazën e këtyre dyshimeve policia ka ushtruar kontroll në banesën e të vëllait të tij me qëllim sekuestrimin e ndonjë materiali të vlefshëm për hetimin, por pa sukses. Nga ana tjetër verifikime po kryhen për armën tip pistoletë me mulli me të cilën i dënuari përjetë kreu krimin e rëndë. Deri tani nga hetimet e kryera dyshimet janë se arma e zjarrit me të cilën u vra Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqja mund të ketë hyrë pak ditë para ngjarjes së rëndë.
Lajmi kryesor:
Vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit, 3 muaj para ngjarjes iu gjet celular në qeli! I kontrollohet banesa në Dukagjin
SI.E./ReportTv.al