VIDEO/ U raportua si aksidentale, djali vret babain në Selenicë, i vuri tritol në sobën e gazit! 23-vjeçari: Më dhunonte vazhdimisht

2 Shtator 2023, 13:34| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 14:45

  • Share

Policia ishte e paqartë, nëse 56-vjeçari nga fshati Gjorm i Vlorës, Durmish Glluçaj, humbi jetën nga shpëthimi me eksploziv, apo bombola e gazit. Ajo që blutë nuk dinin, ishte se të dyja këto pista, ishin në fakt pjesë e asaj që në fillim u raportua aksidentale, por që doli një skenar vrasje.

Djali 23-vjeçar i shtëpisë, Mato Gllucaj kishte orgnaizuar gjithçka. Në sobën me gaz që e mbanin në oborrin e shtëpisë, kishte vendosur lëndë eksplozive. Sapo babai i është afruar sobës, djali e ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik.

Shpërthimi ishte i fortë, saqë për të kontrolluar nëse rreth banesës mund të kishte lëndë të paplasura, në fshat shkuan dhe forcat xheniere, por djali duket të ketë larguar cdo gjurmë të lëndës shpërthyese nga soba. Por çfarë e shtyu djalin të vrasë babanë? Policia thotë se 23-vjeçari dhunohej vazhdimisht prej kryefamiljarit. Për të shpëtuar prej dhunës së Durmish Glluçajt, i cili ishte dhe i vërbër, djali ka bërë planin hakmarrës.

Policia nuk priste që brenda banesës së tragjedisë të fshihej një skenar i tillë, dhe aq më pak një arsenal i tërë armatimesh që u sekuestrua: 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 pushkë, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse dhe kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës.

Shpërthimi që i morei jetën 56-vjeçarët ishte i fuqishëm, as sa banorët thonë se u dëgjua në gjithë fshatin.

Ora 14:44
Vrau babanë me tritol në Selenicë, kush është 23-vjeçari! Në polici tha se i ati i verbër e dhunonte

1693658478_page.jpg

Mato Glluçaj, 23-vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se vrau me tritol babanë e tij të verbër Durmish Glluçaj. Mato Glluçaj kishte vendosur lëndë eksplosive në oborrin e shtëpisë pranë sobës dhe në momentin kur i ati është afruar e ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik. Sipas policisë 23-vjeçari dhunohej vazhdimisht prej kryefamiljarit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/09/2023 01:57

    Ky djali genjen dhe genjen trashe,habitem si e kane besuar! Si mendoni ju eshte ne gjendje nje i verber te jete keqtrajtues aq me teper qe qenkesh kaq i zoti fizikisht sa edhe i verber te mposhtete kete qe ishte i ri,i sakte,me sy e veshe e i shendetshem?! Per mendimin tim ky birbua i vogel e ka fshehur eksplozivin ne sobe duke menduar qe ose nuk perdorej,ose perdorej rradhe dhe sigurisht jo nga nje i verber,gjithashtu eshte vendi i fundit e me i pamundur qe dikush te fshehe eksploziv,apo te kontrollohet e dyshohet nga policia per eksploziv.Soba ka shperthyer jo sepse ka patur rrjedhje,pasi ishte jashte,jo se ky e ka aktivizuar kunder te jatit,por ka me shume mundesi qe i jati e ka ndezur vete,pa ditur qe kishte eksploziv brenda dhe ja pasojat Dhe se dyti, nuk eshte pak /fishy/ qe ju gjet nje arsenal i tere ne shtepi.Ky do te jete ndonje gango i rafinuar qe se ka shokun! Nxirrini uje te zi ne hetuesi se po genjen.

    Përgjigju
  • Adi: 02/09/2023 22:41

    Përderisa ka ndodhur, ka arsyen e vet! Kush kënd se ka edukuar kur babai vret djalin? Ka fëmijë që jan të lazdruar, nuk qiten në binarë, mirpo Europa moti e ka zgjedhur rrugën! Je 18 vjeç në Europë, del në banesën tënde! Trashëgimia nuk shitet kurrë, çka ka trashëguar babai, do ndahet mes fëmijëve! Prandaj ajo është për pleqërinë! 18 vjet dil shihe boten, puno, fito, gjindu! Mirpo ka baballarë që u bëjnë presion fëmijve. Besa vet bullizmi lindë shpeshherë në familje! Ka baballarë që i terrorizojnë fëmijët! Nuk duhet gjithmonë mbrojtur baballarët sepse na paskan ardhur kohëra të liga! Jo or jo, ka baballarë të tillë! Asnjëherë vrasja nuk arsyetohet! Jo, as dhuna!

    Përgjigju
  • Mirditori: 02/09/2023 14:58

    Kuja ezezë çfarë po ritim.Më vjen shumë keq për të ndjerin,u preftë në paqe.Atë djalin ta varin për gjuhe.Por duhet të kuptoni ju...pa përjashtim se përfundimi(rezultati) i kësaj propagande mediatike që mbiell vetëm dhunë(filma,lajme,emisione)me krim dhe SHUMË rallë kultur.

    Përgjigju
  • e drejta: 02/09/2023 13:41

    NUK E DI SE CFARE KA BERE I ATI I KETIJ KRIMINELI PER TE PASUR NJE VDEKJE TE TILLE, POR MUND TE THEM SE E KA EDUKUAR SHUME KEQ FEMIJEN E TIJ...PUPUPU KU KA ARRITUR NJERZIMI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?