Vrau babanë me tritol në Selenicë, lihet në burg 23-vjeçari! ‘Kyç’ gojën, s’tregon ku gjeti arsenalin e armëve

4 Shtator 2023, 09:12| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 15:16

  • Share

Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 23 vjecarin Mato Gllucaj, i akuzuar për vrasjen e babait në Selenicë, duke i vendosur tritol në bombolën e gazit. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura ndërkohë mësohet se Gjyqtarja ka pranuar kërkesën e prokurorisë për mbajtjen e të dyshuarit në qeli deri në fund të hetimit.

Si në polici dhe në gjykatë deri më tani ai s'ka treguar se ku i ka gjetur municionet e gjetura në banesë. Prokuroria ka pranuar kërkesën për “arrest me burg” dhe më pas i riu është transportuar drejt paraburgimit

Dyrmish Glluçaj, 56-vjeç, babai i të riut, u vra të premten në fshatin Gjorm të Selenicës. Dyshohet se ngjarja ka pasur si motiv dhunën e vazhdueshme dhe faktin se babai e kishte përzënë nga banesa disa herë të riun.

Policia ishte e paqartë, nëse 56-vjeçari nga fshati Gjorm i Vlorës, Durmish Glluçaj, humbi jetën nga shpëthimi me eksploziv, apo bombola e gazit. Ajo që blutë nuk dinin, ishte se të dyja këto pista, ishin në fakt pjesë e asaj që në fillim u raportua aksidentale, por që doli një skenar vrasje.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?