Sandra dhe Brendon Saporito

Kronikë

Vrau partneren me thikë në Shkodër, në pranga turisti amerikan! Zbardhet dëshmia: Ishim të dy të dehur, më ofendoi! Kohët e fundit ziheshim shpesh

3 Maj, 13:51| Përditesimi: 3 Maj, 16:27

  • Share

Është zbardhur dëshmia e 57-vjeçarit amerikan Brendon Saporito, cili u arrestua pasi vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Gjyhadol të Shkodrës.

Para hetuesve, Saporito është shfaqur i penduar për krimin, ndërsa sipas tij vrasjen e ka kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin. Shkak për zënkën ai u tha hetuesve janë bërë sharjet dhe ofendimet që 54-vjeçarja ka nisur të bëj ndaj tij.

Brendon Saporito ka deklaruar se zënkat i kanë pasur shumë të shpeshta kohët e fundit, pa një arsye të qartë. Pasi ka kryer vrasjen, në gjendje të rëndë psikologjike, Saporito preu damarët, i penduar menjëherë për çfarë kishte bërë.

Trupi viktimës është sjellë në Tiranë ndërsa raportohet se ka pasur edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

Krimi makabër ndodhi një ditë më parë në banesën që çifti amerikan kishin marrë me qira. Sipas fotove që edhe vetë viktima kishte shpërndarë në rrjetet sociale, ata ndodheshin në vendin tonë prej pesë ditësh. Madje në një postim 54 vjeçarja tregon se më 27 mars kishin mbërritur shëndosh e mirë në Tiranë.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?