Gerti Selimaj

Vrau dy vëllezërit në Vlorë, arrestohet në Itali pas 23 vitesh Gerti Selimaj

12 Mars 2021, 21:04| Përditesimi: 12 Mars 2021, 21:08

  • Share

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme Gerti Selimajn, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e dy vëllezërve shqiptar.

46-vjeçari shqiptar është arrestuar në një apartament në zonën e Martina Franca për llogari të drejtësisë shqiptare, pasi akuzohet si autor i vrasjes së dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hashon. Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.

Një muaj më parë policia shqiptare bëri të mundur zbardhjen e dy vëllezërve Beqir dhe Elmaz Hasho e ndodhur në vitin 1998 në Vlorë ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar autori.

Ai u shpall në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Por si ka ndodhur ngjarja? Një i afërm i Gerti Selimajt atëherë mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë. Dy vëllezërit Hasho, Beqir dhe Elmaz Hasho, e dërguan në spital, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten edhe sot enigmatike. I afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj iu kërkoi llogari vëllezërve mbi një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja. Mes tyre ndodhi edhe një përplasje në spital, konflikt i cili pak ditë më vonë, agravoi me vrasjen e 2 vëllezërve.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?