Ramis Mici i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij, do të kalojë gjithë jetën në burg. Gjykata e Elbasanit e dënoi me burgim të përjetshëm duke e deklaruar fajtor për veprën penale “vrasje për shkak të rrethanave familjare”.
Në pretencë, Prokuroria e Elbasanit kërkoi burgim të përjetshëm për 37 vjeçarin Ramis Mici i cili sulmoi për vdekje Jetlira Elezin nënë e dy fëmijëve, në korrik të vitit 2022
Nga hetimet u zbulua se krimi ndodhi për shkak të një xhelozie. Të dy jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh në një banesë me qira. 37-vjeçarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjes ishte i divorcuar me dy fëmijë nga martesa e mëparshme.
Viktima kishte kërkuar ndihmë në polici dhe ishte pajisur me urdhër-mbrojtje. Prej asaj dite, ata jetonin në të njëjtën shtëpi, por me dhoma të ndara. Ditën e vrasjes, 37-vjeçarja do të ikte nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër.
Dy të miturit nuk ishin në banesë në momentin e krimit. Nisur nga situata e rëndë me bashkëjetuesin Jetlira kishte dërguar fëmijët tek babai i tyre.
Vrit veten me mire kellire, pse ha leket e shqiptareve kot. Mbahet per mrekulli me ushqim dhe trajtim nje person me nevoja speciale.
Përgjigju