Ndryshe nga 1 vit më parë kur prindërit e mbështetën dhe iu gjendën pranë kur terrorizoi me armë familjen e vjehrrit të tij, këtë të martë Elton Meta ishte i vetëm, i braktisur nga të afërmit kur u fut me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie në dyert e Gjykatës së Fierit.
Në gjendje të rënduar psikologjike dhe me lot në sy, Elton Meta siç njihej më parë, por ligjërisht Elton Benga, me mbiemrin që i kishte marrë nënës së vajzës së tij, ai pranoi se e vrau ish-bashkëshorten, Sabrina Bengaj, pa dhënë shumë detaje për konfliktet në çift. Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua me dyert të mbyllura, por avokati i caktuar kryesisht nga gjykata, Dritan Dema, tha se 32-vjeçari është shfajësuar duke thënë se "vjehri e kërcënonte me jetë". Po kështu pretendoi se armën e krimit tip kallashnik e ka blerë për vetëmbrojtje".
Në përfundim, gjyqtarja Alketa Lice caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, me kërkesë të prokurores Englantina Shehu, nëna akuzat e vrasjse për shkak të marrëdhenieve familjare dhe armëmbajtjes pa leje.
"Nuk doja ta vrisja por ndihesha i kërcënuar. Unë e doja dhe nuk doja që të ndërhynin familjarët në marrëdhënien tonë. Vjehrri më kërcënonte duke më thënë se do më vrasë. Armën e kam blerë për vetëmbrojtje", ka thënë Meta.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në fshatin Zhupan në familjen e Partizan Bengaj ku Elton Metaj ka shkuar në banesen e ish gruas se tij dhe pasi e ka nxjerrë jashtë shtëpisë e ka qëlluar për vdekje nga mbrapa me armë zjarri tip automatik. Pas vrasjes së ish gruas se tij ai është larguar nga vendi i ngjarjes ku është kapur nga policia pas tre orësh nga kryerja e krimit.
Elton Meta
Vendimi i gjykates
Lajmi kryesor: