Kronikë

Burg ish-burrit vrasës të Sabrina Bengës! Drejtësia në Fier e ‘çmendi’ Elton Metën për t’i shpëtuar burgut! Mjeku i Zaharisë: Ai s'është i sëmurë mendor! Ndihmë ekonomike për vajzën 3 vjeçare

14 Shtator 2021, 09:06| Përditesimi: 14 Shtator 2021, 17:51

  • Share

Elton Meta ish burri vrasës i Sabrina Bengës është lënë në burg. Kallashnikovin me të cilin qëlloi pas shpine ish gruan, ish-burri vrasës thotë se e kishte blerë për vetëmbrojtje sepse ishte kërcënuar nga ish vjehrri, ndonëse nuk ka bërë denoncim të tillë. Vrasja e Sabrina Bengës nga ish bashkëshorti i liruar nga burgu 2 muaj para krimit të rëndë, hedh dyshime mbi sistemin e drejtësisë. Report Tv ka zbardhur kërkesën e prokurorisë, vendimin e gjykatës së Fierit për ndryshimin e masës së sigurisë për Elton Metën dhe ekspertizat mjekoligjore që çuan në këtë vendim.

Kamuflimi se ishte në gjendje të rënduar shëndetësore ishte skema që Elton Meta përdori për të fituar lirinë nga burgu, edhe pse ndaj tij ishin ngritur 3 vepra të rënda penale, për ngjarjen e 20 shtatorit 2020, kur shkoi me kallashnikov në oborrin e shtëpisë së vjehrrit dhe i mori peng gjithë familjen.

Ishte Çlirim Sino që kërkoi që Elton Meta të shtrohet në spital si i sëmurë mendorë, ndërsa avokatët e vetë të dyshuarit kishin qenë kundër dhe kërkuan që të përballet me ligjin. Kjo kërkesë e prokurorit, vulosur nga gjyqtari Piro Sota, bëri që 32-vjeçari të shtrohej në spitalin e burgut në Zahari të Krujës, pas raporteve të ekspertëve të Mjekësisë Ligjore për probleme të shëndetit mendor.

Por çka ndodhur në spitalin e burgut të Zaharisë?

Sipas dokumenteve të siguruara nga ReportTv spitali i këtij burgu, ku 32-vjeçari qëndroi prej 22 dhjetorit 2020, thotë se Elton Meta ka sjellje normale.

Specialisti i këtij institucioni, Taulant Pengili argumenton se Elton Meta me kartelë mjekësore, numër 543, nuk ka manifestuar simptoma psikotike apo afektive akute duke mos qenë i nevojshëm trajtimi i tij me ndonjë terapi. Ky raport mjeko-ligjorë i eksperit pengili, është firmosur edhe nga kreu i Zaharisë, Petrit Myslimi dhe mban datën 25 mars 2021.

Pra, për mjekët e spitalit të burgut të Zaharisë, Elton Meta nuk ishte i sëmurë mendor që duhej izoluar.

Por më datë 28 dhjetor 2020 Elton Meta nga burgu në Krujë është transferuar në Lezhë pasi ishte infektuar me Covid dhe spitali atje ishte kthyer në karantinë për të burgosurit e infektuar, për tu rikthyer sërish më pas në Zahari, i shëruar nga virusi.

Është pikërisht raporti i ekspertit të spitalit të burgut të Zaharisë, që nxjerr në pah skandalin se si ekspertët e tjerë mjeko-ligjorë e kishin nxjerrë të riun me probleme të shëndetit mendore, pikërisht për t’i shuar akuzat, dhe për të shpamgur dënimin e tij për armëbajtje pa leje, dhunë në familje dhe kundërshtim të policisë.

Në shtator të 2020-ës u deshën 5 orë negociata me policinë, që 31-vjeçari Elton Meta të lëshojë nga duart kallashnikovin që i kishte vënë vetes duke kërcënuar se do të vetëvritej, në oborrin e shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij, pasi i kishte terrorizuar familjarët. Por mbrëmjen e këtij 10 shtatori, nga arma automatike dolën plumba që i morën jetën nënës së vajzës së tij, Sabrina Bengaj, 23-vjeç. Ishte ora 22:50 kur Elton Meta i shkoi sërish në shtëpi në fshatin Zhupan. Xhelozia, apo fakti që nuk e linte të takonte të bijën, e çuan sërish të nervozuar Elton Metajn në derën e shtëpisë së vjehrrit të tij.

Ndonëse ka qenë arrestuar edhe më herët për dhunë në familje, e ndjera, për hir të vajzës së vogël, kishte duruar dhunën psikologjike e fizike të bashkëshortit të saj. Vëllai i viktimës, Armando Bengaj thotë se Eltoni kishte kërcënuar edhe vetë atë për ta vrarë, ndërsa gishtin e fajit ia drejton gjykatësve dhe prokurorëve që nxorrën nga burgu njerëz të tillë.  Vetëm një ditë pasi Elton Meta vrau i ish bashkëshorten Sabrina Bengaj, gjyqtari që e kishte liruar nga burgu, Piro Sota, është përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia shqiptare.

 

Ora 17:47
Babai i ekzekutoi të ëmën në derë të shtëpisë, bashkia e Fierit akordon ndihmë ekonomike për vajzën 3 vjeçare

Këshilli Bashkiak i Fierit i ka akorduar ndihmë ekonomike vajzës 3-vjeçares së Sabrina Bengaj, e cila u ekzekutua pak ditë më parë nga ish-burri i saj.

“Ndihmën ekonomike për 3 fëmijë jetim; dy nga Mbrostari dhe 3 vjeçarja nga Zhupani, e mbetur jetime pas ekzekutimit të nënës së saj nga bashkashorti (babai i fëmijës)”, thuhet në vendimin e Këshillit Bashkiak.

Ora 14:58
Ekskluzive/ E tradhtoi, e dhunoi dhe më pas e vrau, zbulohet mesazhi që çoi në vrasjen e Sabrinës nga ish-burri Elton Meta

E tradhëtoi, e dhunoi dhe më pas e vrau...Një mesazh në telefonin e Elton Metës ku shfaqej një foto e tij me një grua tjetër është bërë shkak i ndarjes me Sabrinën. Nga hetimi ka rezultuar se Elton Metaj e ka tradhëtuar ish-bashkëshorten. Kjo e fundit ka parë foton e Metës me një grua tjetër dhe pas debateve me të është larguar nga shtëpia së bashku me vajzën e mitur për në shtëpinë e prindërve. Eltoni nuk e ka pranuar ndarjen duke e vrarë të renë në shtëpinë e prindërve të saj disa ditë më parë.

“Në telefonin e Elton Metës kanë mbërritur nga një telefon tjetër mesazhe të cilat përmbanin disa fotografi të këtij shtetasi me një femër. Këto mesazhe janë konstatuar nga Sabina dhe midis tyre kanë filluar debate të forta.  Sabina më pas është larguar nga shtëpia duke marrë me vete vajzën e mitur.  Eltoni ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj me armë me vete dhe kërkonte gruan. Por kjo e fundit ndodhej në Vlorë me vëllanë. Pasi nuk ka gjetur Sabrinën në shtëpi Eltoni ka kërcënuar familjarët e saj”.

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 31- vjeçarin Elton Metaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij. Gjatë seancës gjyqësore, i pandehuri ka pranuar krimin e rëndë. I braktisur nga familjarët në sallën e gjyqit, 31-vjeçari ka shpërthyer në lot në një moment për krimin e rëndë që kreu në fshatin Zhupan të Fierit, ku i mori jetën nënës së vajzës së tij 3-vjeçare. Pavarësisht pranimit të autorësisë, ai ka një alibi edhe për armën kallashnikov me të cilën kreu vrasjen pas shpine të 23- vjeçares, me të cilën kishte pasur disa vite martesë dhe ishte divorcuar zyrtarisht gjatë periudhës që ishte në Burgun e Zaharisë në Krujë.

Ora 10:14
Vrau ish-gruan, Gjykata e Fierit lë në burg, Elton Meta kokëulur dhe i braktisur në gjyq: Unë e doja! Vjehrri më kërcënonte, armën e bleva për vetëmbrojtje

Ndryshe nga 1 vit  më parë kur prindërit e mbështetën dhe iu gjendën pranë kur terrorizoi me armë familjen e vjehrrit të tij, këtë të martë Elton Meta ishte i vetëm, i braktisur nga të afërmit kur u fut me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie në dyert e Gjykatës së Fierit.

Në gjendje të rënduar psikologjike dhe me lot në sy,  Elton Meta siç njihej më parë, por ligjërisht Elton Benga, me mbiemrin që i kishte marrë nënës së vajzës së tij, ai pranoi se e vrau ish-bashkëshorten, Sabrina Bengaj, pa dhënë shumë detaje për konfliktet në çift. Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua me dyert të mbyllura, por avokati i caktuar kryesisht nga gjykata, Dritan Dema, tha se 32-vjeçari është shfajësuar duke thënë se "vjehri e kërcënonte me jetë". Po kështu pretendoi se armën e krimit tip kallashnik e ka blerë për vetëmbrojtje".

Në përfundim, gjyqtarja Alketa Lice caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, me kërkesë të prokurores Englantina Shehu, nëna akuzat e vrasjse për shkak të marrëdhenieve familjare dhe armëmbajtjes pa leje.

"Nuk doja ta vrisja por ndihesha i kërcënuar. Unë e doja dhe nuk doja që të ndërhynin familjarët në marrëdhënien tonë. Vjehrri më kërcënonte duke më thënë se do më vrasë. Armën e kam blerë për vetëmbrojtje", ka thënë Meta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në fshatin Zhupan në familjen e Partizan Bengaj ku Elton Metaj ka shkuar në banesen e ish gruas se tij dhe pasi e ka nxjerrë jashtë shtëpisë e ka qëlluar për vdekje nga mbrapa me armë zjarri tip automatik. Pas vrasjes së ish gruas se tij ai është larguar nga vendi i ngjarjes ku është kapur nga policia pas tre orësh nga kryerja e krimit.

1631607754_1631607283eltonmeta.jpg

Elton Meta

Vendimi i gjykates

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?