Avokati i Ludjan Zaimit, 25-vjeçari që qëlloi për vdekje me armën e tij të shërbimit kolegun, Caush Saliasi brenda Komisariatit numër 3 në Tiranë, është shfaqur i tronditur këtë të enjte gjatë seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së arrestit. Avokati i tij tha në një prononcim për mediat se i riu e ka pranuar krimin që ka kryer, por nuk ka dhënë asnjë shkak për ngjarjen. Avokati tha se klienti i tij ka treguar që merrte qetësues në kohën para se të ndodhte krimi.
“Pretendimi gjatë seancës, qëndrimi i tij është se e ka pranuar e ka bërë veprën e ka qenë në momentet e tronditjes emocionale, se kanë pasur e marrëdhënie shoqërore bashkë. Për momentin nuk e tha se pse, ishte shumë i tronditur.
Tha madje tha që kishte marrë dhe disa qetësues gjatë periudhës që ka qenë para veprës.
Seanca ishte shumë e shkurtër, tha se prej disa kohësh merrte qetësues. Nuk e përcaktoi por tha që merrte qetësues gjatë kohës përpara domethënë. Akuza e ngritur është vrasje me dashje”, tha avokati për mediat.
Lajmi kryesor:
Burg pa afat policit që vrau kolegun brenda në Komisariatin Nr.3, gjykata: T'i bëhet ekspertizë mjeko-ligjore! Avokati: Para ngjarjes, merrte qetësues
M.Q.//ReportTv.al