Burg pa afat policit që vrau kolegun brenda në Komisariatin Nr.3, gjykata: T'i bëhet ekspertizë mjeko-ligjore! Avokati: Para ngjarjes, merrte qetësues

26 Maj 2022, 11:08| Përditesimi: 26 Maj 2022, 12:40

  • Share

TIRANË- Ludjan Zaimi, 25-vjeç ka zgjedhur që të heshtë, që nga momenti që mësoi se kolegu Çaush Saliasi, që qëlloi 7 herë me pistoletë, kishte ndërruar jetë! Edhe sot, në seancën gjyqësore, ai nuk ka thënë asgjë, thjesht ka mësuar vendimin e Gjykatës së Tiranës që e la në burg, ndonëse avokati i tij kërkoi një masë më të lehtë. Gazetari Arsen Rusta raporton se gjykatësi Sokol Pasha ka kërkuar gjithashtu edhe një ekspertizë mjeko-ligjore të autorit, kjo sepse gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjetën anti- depresantë seroquel, medikament që përdoret për të kuruar skizofreninë, çrregullime bipolare si dhe për probleme të tjera të rënda mendore.

Në deklarimin e tij të shkurtër para trupës gjyqësore, avokati e konfirmoi se klienti i tij ka treguar që merrte qetësues në kohën para se të ndodhte krimi.

“Pretendimi gjatë seancës, qëndrimi i tij është se e ka pranuar e ka bërë veprën e ka qenë në momentet e tronditjes emocionale, se kanë pasur e marrëdhënie shoqërore bashkë. Për momentin nuk e tha se pse, ishte shumë i tronditur", tha avokati. 

Nga ana tjetër, po kryhet edhe një hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (ish-SHÇBA) që po kryhen hetim pasi thuhet se Komisariati kishte dijeni për një marrëdhënie jo korrekte mes tyre, teksa sa i përket përgjegjësive për atë që ndodhi në brenda Komisariatit Nr.3, do të jenë hetimet dhe një vendimmarrje e drejtorisë së Kontrollit të standarde nëse do të ketë pezullime apo edhe shkarkime në këtë Komisariat.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit teksa po ndërroheshin turnet dhe në sallë ishin kolegët e tjerë. Zaimi duket se e kishte të qartë shënjestrën e tij ndaj i bëri thirrje efektivëve të pranishëm që të ulnin kokat.

Report Tv siguroi pamje nga ambientet jashtë komisariatit ku duket se kolegët kishin shpresa se Saliasi do të jetonte në gjendje paniku përpiqen ta fusin në makinën e policisë dhe ta çojnë me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërsa në komisariat u shkaktua gjendje kaosi dhe të gjithë kishin dalë jashtë pasi nuk po e kuptonin çfarë kishte ndodhur. Në dëshminë e tij të vetme, Ludjan Zaimi tha se e vrau Saliasin pasi e tallte dhe e shante duke i thënë “qorr” dhe duke e sharë nga nëna

Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, është arrestuar dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e ndërsa viktima Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu. 

1653556649_LUDJANZAIMI.jpg

Momenti kur Ludjan Zaimi qëlloi për vdekje, kolegun Çaush Saliasi

Ora 12:16
Vrau kolegun e tij brenda në komisariat, flet avokati 25-vjeçarit: Ishte i tronditur, kanë pasur marrëdhënie shoqërore bashkë

Avokati i Ludjan Zaimit, 25-vjeçari që qëlloi për vdekje me armën e tij të shërbimit kolegun, Caush Saliasi brenda Komisariatit numër 3 në Tiranë, është shfaqur i tronditur këtë të enjte gjatë seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së arrestit. Avokati i tij tha në një prononcim për mediat se i riu e ka pranuar krimin që ka kryer, por nuk ka dhënë asnjë shkak për ngjarjen. Avokati tha se klienti i tij ka treguar që merrte qetësues në kohën para se të ndodhte krimi.

“Pretendimi gjatë seancës, qëndrimi i tij është se e ka pranuar e ka bërë veprën e ka qenë në momentet e tronditjes emocionale, se kanë pasur e marrëdhënie shoqërore bashkë. Për momentin nuk e tha se pse, ishte shumë i tronditur.

Tha madje tha që kishte marrë dhe disa qetësues gjatë periudhës që ka qenë para veprës.

Seanca ishte shumë e shkurtër, tha se prej disa kohësh merrte qetësues. Nuk e përcaktoi por tha që merrte qetësues gjatë kohës përpara domethënë. Akuza e ngritur është vrasje me dashje”, tha avokati për mediat.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?